Futboll Sport

TRANSFERIMI TE LACIO/ Hysaj ritakohet me “babanë” sportiv. Ja si ndryshon formacioni i bardhekaltërve me…

Elseid Hysaj ka nisur aventurën me skuadrën e Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kreu ditën e djeshme vizitat mjekësore me klubin bardhekaltër dhe në këtë mënyrë do të bashkohet me “babanë” e tij sportiv, Mauricio Sarri. Shkodrani do të jetë nën urdhrat e komandantit, i cili e donte me çdo kusht në ekipin bardhekaltër dhe ia kërkoi me ngulm drejtorit sportiv Igli Tare.

Dje Hysaj ka mbërritur në Romë pasi kaloi disa ditë pushim me miqtë e tij. Fillimisht ishte në qendrën stërvitore “Formello”, ku kreu pjesën e parë të analizave dhe pastaj në klinikën “Padiea” për të marrë lejen e aktivitetit sportiv. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti pasi u largua si futbollist i lirë nga Napoli.

Lacio nuk pagoi asnjë euro për të fituar shërbimet e tij sepse Hysajt i përfundoi kontratë me Napolin dhe nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit për ta rinovuar atë. Në këtë mënyrë, do të jetë nën urdhrat e Sarrit. Nuk do t’i duhet shumë punë për t’u kuptuar me ish-trajnerin e tij. Sarri ka qenë i pari që i dha besim Hysajt në skuadrën e Empolit dhe pastaj të dy bashkëpunuan te Napoli.

E kërkoi edhe kur shkoi te Juventusi, por aty nuk u bë e mundur që të ishin bashkë. Tani do të rinisin sërish te Lacio. Hysaj është një lojtar që bën komod çdo trajner në fakt, pasi mund të luajë nga të dy krahët dhe Gatuzo në sezonin që lamë pas e aktivizoi më së shumti në krahun e majtë. Mbrojtësi i njeh mirë sekretet e Sarrit dhe taktikën e tij kur duhet të sulmojë dhe kur duhet të spostohet në qendër për të mbrojtur.

Hysaj ka fituar eksperiencë edhe me kombëtaren, pasi me Edi Rejën ka luajtur edhe në skemën me 5 duke qenë më afër zonës kundërshtare.

Related posts

INTER-BENEVENTO/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren, shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

COVID-19/ Koronavirusi “mbërthen” futbollin, ekipi rus konfirmon 9-të raste pozitive

Delo.autor

Mbyllet pjesa e parë/ KOSOVA “ngrin” rezultatin për 45 minuta në Nations League

Isa.Autor

Leave a Comment