Futboll Premier League Sport

“Duhet të pastrojë kokën”/ Pochettino zbulon shkakun e dëmtimit të Lloris

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka thënë se lëndimi i kofshës, i pësuar nga Hugo Lloris, mund të lidhet me streset e një akuze për gjendje të dehur në timon. Portieri që fitoi Kupën e Botës dëmtoi një muskul të kofshës gjatë një takimi të Premier League me Manchester United, më 27 gusht.

Ky dëmtim erdhi më pak se katër ditë pasi 31-vjeçari u arrestua nga policia angleze, sepse u kap në gjendje të dehur në timonin e “Porsche Panamera” të tij, në qendër të Londrës. Lloris ka mbetur jashtë “Spurs” që nga marrja e një trofeu të parakohshëm, me trajnerin Pochettino që pranon se francezi ka nevojë për aq kohë, sa ta pastrojë kokën, ashtu siç bëri për të shëruar trupin e tij.

Tekniku argjentinas tha: “Unë mendoj se Lloris ishte nën stres gjatë ndeshjes kundër Manchester United. Stresi i shtuar mund ta krijojë atë lëndim, që që po i merr kohë për riaftësim. I kam sugjeruar që të jetë pak më i relaksuar. Të luajturit futboll, pas asaj që i ndodhi, ishte një stres i madh për të”.

Lloris, i cili u arrestua në gjendje të dehur, teksa ishte duke ngarë makinën e tij, u gjobit me 50 mijë paund. Ai pritet të kthehet në fushë në ndeshjen e Premier League të Tottenham, pas humbjes me Liverpool.

Related posts

SUPERSIFDAT E SË SHTUNËS/ Nga Torino në Barcelonë. Messi, Ronaldo dhe “lufta” në Gjermani

F.autor

E PAPRITUR/ “Shtrëngon dhëmbët” nga dhimbjet, KAÇE i jep premtimin e fundit PANUCCIT

Isa.Autor

DIÇKA PO “GATUHET” TEK BAYERN/ Salihamidzic “NDEZ” merkaton për yllin e Bundesligas

Delo.autor

Leave a Comment