Futboll Seria A Sport

Dy gola avantazh s’mjaftojnë/ Chievo bën MREKULLINË në shtëpinë e Romës (VIDEO)

Roma ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionatin italian. Skuadra e Di Francesco-s, në fakt, ka barazuar 2-2 në shtëpi kundër Chievo-s, ekipi i vendit të fundit.

Kështu, vazhdojnë vështirësitë për verdhekuqtë, të cilët kanë marrë dy barazime dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit të Serisë A dhe të mërkurën në mbrëmje do të luajnë në “Bernabeu” kundër Real Madrid për javën e parë të Champions League.

Takimi ka nisur shumë mirë për vendasit, të cilët kanë kaluar në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë me Stephan El Shaaraëy-in dhe kanë dyfishuar me Cristante 20 minutë më vonë.

Chievo, gjithsesi, nuk është dorëzuar dhe në minutën e 52-të ka gjetur golin që ka ngushtuar diferencat në 2-1, i shënuar nga Birsa. Befasia për vendasit ka ardhur shtatë minuta para fundit të takimit, me Stepinski që ka kapur të papërgatitur mbrojtjen dhe ka fiksuar shifrat në 2-2.

Ky rezultat e lë Roma-n në vendin e shtatë, katër pikë larg kreut (një diferencë që mund të thellohet pas Juventus-Sassuolo) dhe jashtë zonës europiane të klasifikimit.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Dana White: Khabib do të rikthehet edhe për një duel të fundit

Delo.autor

“NUSE” E RE, HUQE TË REJA/ Lampard e nis me “dorë të hekurt” te Evertoni, gjoba të majme lojtarëve për…

Delo.autor

Stërvitje në vapë, Dalipi konsultohet me Bardhin në prag të sfidës me Lushnjën

Sadik.Autor

Leave a Comment