Futboll La Liga Sport

I PËRSOSUR? MESSI tregon çfarë do donte të PËRMIRËSONTE tek vetja

Lionel Messi është pothuajse i përsosur! Ai është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë të 10 vjeçarit të fundit në botë, megjithatë Messi ka rrëfyer se ka një aspekt të lojës së tij që dëshiron të përmirësohet.

Super ylli i Barcelonës dhe fituesi i pesë herë të Topit të Artë, është shprehur se duhet të punojë më shumë në gjuajtjen e penalltive. I konsideruar si lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, loja e argjentinasi ka qenë pothuajse perfekte në fushë duke fituar 33 trofe me Barcelonën dhe shumë çmime individuale. Sidoqoftë, ashtu si kurse të gjithë, edhe Messi e sheh veten me një sy më kritik, dhe shprehet se ka nevojë për të punuar më fort për goditjet nga pika e bardhë.

“Do doja të isha më efektiv tek penalltitë. Është shumë e vështirë, nuk është e njëjta gjë si në stërvitje. Mund të kesh një ide në kokën tënde ose diçka që ke punuar, është më e vështirë nga sa duket, por është e qartë që duhet të punoj më shumë për penalltitë”, u shpreh Messi, i cili hera e fundit që nuk ka shënuar nga pika e bardhë ka qenë në Kupën e Botës, “Rusi 2018” kundër Islandës.

Related posts

Çfarë po ndodh me skuadrat shqiptare? Një tjetër drejtues jep DORËHEQJEN

Isa.Autor

Futbollistët me pushime, juventinët me bashkëshortet relaks në Mykonos (FOTO)

Sadik.Autor

Lajm i keq për tifozët e Chelsea, Abramovich humbet 543 milionë dollarë

Sadik.Autor

Leave a Comment