Futboll Sport

E akuzojnë se nuk do Zvicrën/ GRANIT Xhaka mbron veten në “GJUHËN SHQIPE”

Granit Xhaka është vënë në shënjestër të mediave zvicerane me pretendimin se nuk e shfaq hapur përkrahjen dhe mirënjohjen ndaj Kombëtares së Zvicrës për hapësirën që i ka dhënë. Gradimi i tij si kapiten i helvetëve solli një furtunë të madhe në shtetin alpin duke dalë hapur ndaj futbollistit të Arsenalit dhe bashkëkombasit Xherdan Shaqiri. Por disa ditë pasi kërkoi falje publike për festimin me shqiponjë në Kupën e Botës, Xhaka është përballur me median vendase duke thënë se kjo situatë e ka stresuar shumë dhe sipas tij asnjëherë nuk ka kërkuar të fyejë askënd dhe ka bërë gjithmonë detyrën e ngarkuar.

“E gjitha kjo situatë dhëmb. Do të gënjeja nëse do të flisja ndryshe. Unë jam rritur dhe lindur në Zvicër. Është fakt që në trupin tim ndodhen ‘dy zemra’, por unë mund të ndihmoj vetëm njërën prej tyre. Kam veshur ngjyrat e këtij shteti, shtëpisë sime, për 9 vite. Akuzohem se unë nuk jam në favor të Zvicrës vijnë në këto momente. Ndërkohë unë, kur kam luajtur në Gjermani apo edhe në Angli më kanë quajtur gjithmonë si zviceranin.

Tashmë supozohet që të jem gjysmë zvicerani, kjo më dëmton dhe streson së tepërmi. Ka edhe një proverb të bukur shqiptar që e shpjegon situatën. Zgjatini këmbët aq sa keni jorganin, jo më shumë. Kjo do të thotë që të pranosh gabimet e kryera, në një kuptim figurativ, të mos e kalosh asnjëherë limitin, për të mos e tepruar. Unë nuk kam dashur asnjëherë të dëmtojë dikë dhe kam respektuar ngjyrat e shtetit tim”, deklaroi njëri prej futbollistëve më kyç të Zvicrës.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Bardhi, sulmuesi Pandev ndëshkon Gjermaninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NDIZET KAMPIONATI NË BRAZIL/ Gabigol i jep Flamengos derbin dhe i afrohet kreut me 2 pikë

Delo.autor

Dikur fitonte miliona euro në sezon, ish ylli i Arsenalit katandiset duke larë rrobat me dorë

Delo.autor

Leave a Comment