Futboll Sport

STATISTIKAT/ Milani barazon rekordin negativ pa fitore me Piolin, Inzagi i pandalshëm në Superkupë

Interi mundi Milanin në Superkupë me rezultatin 0-3 duke ngritur kështu trofeun e parë të këtij viti. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më të veçanta që dolën nga ky duel.

– Simone Inzagi fitoi Superkupën e Italisë për herë të katërt (dy me Lacion dhe dy me Interin), duke barazuar Marçelo Lippin dhe Fabio Kapelon si trajnerët më të suksesshëm në kompeticion.

– Që nga viti 2013 (Juventus-Lacio 4-0) finalja e Superkupës së Italisë nuk ishte fituar nga një ekip me të paktën tre gola diferencë.

– Në të 14 finalet e mëparshme të Superkupës së Italisë, mbajtësit e titullit kishin shënuar gjithmonë; i fundit që dështoi para Milanit mbrëmë ishte Interi më 19 gusht 2007 (0-1 kundër Romës).

– Për herë të parë Interi mundi Milanin në një finale; në dy rastet e mëparshme (Kupa e Italisë në 1977-ën dhe Superkupa e Italisë në 2011-ën), kuqezinjtë kishin fituar duke shënuar gjithmonë dy gola.

– Duke përjashtuar Serinë A, Interi nuk ka humbur asnjë nga katër derbet e fundit kundër Milanit (3 F dhe 1B), me rezultatin e përgjithshëm 8-1.

– Milani barazoi serinë e tyre më të gjatë pa fitore nën drejtimin e Piolit: katër ndeshje radhazi (2B, 2H), si në shkurt 2021 midis Serisë A dhe Ligës së Europës.

– Për herë të parë nën drejtimin e Stefano Piolit, Milani ka pësuar më shumë se një gol në pjesën e parë për dy ndeshje radhazi në të gjitha garat (2 kundër Leçes dhe 2 mbrëmë).

– Përpara Interit, skuadra e fundit që shënoi dy gola në 25 minutat e para të lojës në një finale të Superkupës së Italisë ishte Roma kundër pikërisht zikaltërve në 2006-ën (golat nga Mancini dhe Akuilani).

– Pasi ka shënuar gjithmonë në 10 finalet e para të Superkupës së Italisë, Milani nuk ka shënuar në dy të fundit (0-1 kundër Juventusit në 2019-ën, 0-3 mbrëmë).

– Lautaro Martinez ka shënuar 12 gola këtë sezon në të gjitha turnetë. Nga lojtarët e Serisë A vetëm Osimhen (13) ka më shumë deri tani.

– Edin Xheko ka qenë i përfshirë në gjashtë realizime (5 gola, 1 asist) në gjashtë herët e tij të fundit si titullar në të gjitha kompeticionet.

– Mes lojtarëve të Serisë A, asnjë mbrojtës nuk ka shënuar më shumë gola se Federiko Dimarko në të gjitha turnetë këtë sezon: shtatë, rezultati i katër golave dhe tre asisteve.

Related posts

LAMTUMIRË MARADONA! Del autopsia: Vdiq në gjumë. Ja çfarë i tha nipit para se…

F.autor

VRIONI NË QIELLIN E SHTATË/ Fiton “Këpucën e Artë” në Austri

F.autor

Europa League/ Atletico shënon gol ndaj Marsielles

Sadik.Autor

Leave a Comment