Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ BARCELONA interesohet për sulmuesin ITALIAN, ka shënuar 68 gola

Ylli i Sassuolos Domenico Berardi është kthyer në një objektiv serioz i Barcelonas në merkato, këtë e pretendon media spanjolle. Sipas Sport, Blaugrana i kanë vënë syrin Berardi-n që në merkaton e verës. Ai shihet si një alternativë e Luis Suarez në treshen e sulmit.

Por edhe Roma ka kohë që vëzhgon nga afër 24-vjeçarin, sidomos teksa do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij Eusebio Di Francesco dhe shokun e ekipit Lorenzo Pellegrini. Berardi ka shënuar 68 gola me 46 asiste në 196 ndeshje me Sassuolon.

Problem ka qenë gjithmonë temperamenti i tij, teksa ai ka marrë pesë kartonë të kuq dhe 4 të verdhë gjatë karrierës së tij.

Related posts

“KURRË NUK DO LUAJA PËR GREQINË”/ Strakosha rrëfen lidhjen e veçantë me Shqipërinë: U rritëm duke…

F.autor

PASUESI I RONALDOS/ Ylli i Man City JOSHET nga REALI, GUARDIOLA në telashe

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton “mbret” në Silverstone, dhuron spektakël i Leclerc

Delo.autor

Leave a Comment