Futboll Premier League Sport

Katër SUPER përforcime me vete/ Ja formacioni i ZIDANE tek Man United (VIDEO)

Fillimi i keq i sezonit nga Jose Mourinho dhe “Djajtë e Kuq” të tij, bën që shumë tifozë të skuadrës së mirënjohur nga “Old Trafford” të kërkojnë zgjidhje. Trofetë e mëdhenj mungojnë që nga koha e legjendës Alex Ferguson, ndaj pritja është e konsiderueshme, durimi ka sosur.

Sipas asaj që shkruan “Mirror”, Zinedine Zidane, trajneri francez, që fitoi tre Champions radhazi në stolin e “Los Blancos”, është kandidati potencial për të zënë vendin e portugezit, nëse gjërat nuk ndryshojnë për mirë te Manchester United. Nëse “Zizou” vendos ta hedhë këtë hap në karrierën e tij si trajner, atëherë do të mbërrijë në “Old Trafford” me të paktën 4 përforcime me vete.

Shikoni videon shoqëruese të shkrimit, të përgatitur nga spanjollja “AS”, për të zbuluar më tepër në këtë drejtim, se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, se cili mund të jetë 11-shja (formacioni), që mund të drejtojë Zidane te Manchester United, nëse zëvendëson Mourinhon.

Related posts

U SHPALL KAMPION NË SUPERIORE/ Fjalët motivuese të Gegës para sfidës me Kukësin: Nuk jemi për qejf…

Delo.autor

Wagner apo Gomez? Heynckes shpreh mendimin e tij se kush duhet të shkojë në Rusi

Sadik.Autor

VLLAZNIA NË PRAG/ Flet tekniku i Partizanit: Synimet e qarta, na duhen 3 pikët

F.autor

Leave a Comment