Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Mbrojtësi i kombëtares mund të transferohet tek Napoli

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti vazhdon të mbetet i lirë pas shkëputjes së kontratës me Torinon.

Në vitin e fundit, Ajeti ishte i huazuar tek skuadra tjetër italiane Crotone dhe luajti shumicën e ndeshjeve.

Por Torino nuk llogariti në shërbimet e shqiptarit dhe e la të lirë të largohet.

Edhe përkundër disa ofertave, llapjani nuk arriti të siguronte një kontratë.

Por në ditët e fundit në skenë për të ka dalë gjiganti italian Napoli.

Mbrojtësi rumun Vlad Chiriches ka këputur ligamentet dhe do të mungojë gjatë.

Napoli nuk mund të transferojë futbollistë dhe po shikon opsionet e lojtarëve të lirë.

Arlind Ajeti është në listë dhe për të nënshkruar me Napolin duhet ta fitojë betejën me Florentin Pogban, Diego Polentan, Sebastian Basong dhe Serdar Tasci.

Related posts

HUNGARI-SHQIPËRI/ Dhimbje koke që pas 45 minutash, Reja humb menjëherë dy titullarë

Delo.autor

PROTAGONIST NDAJ MARSEILLE/ Immobile bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios, ja statistikat…

Delo.autor

TRANSFERIMI MË I SHTRENJTË TEK ATLETICO/ E ardhmja talentit Felix në dilemë, portugezi mund të largohet në…

Delo.autor

Leave a Comment