Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Në pritje të “RONALDOS TJETËR”: JUVENTUSI gjen…“KROOSIN E RI”

Andrea Angelli është nga ata që e mbajnë fjalën. Në 2013-ën ka thënë në asamblenë e ortakëve se në pesë vitet e ardhshme Juventus do të duhej të punonte në mënyrë që t’i lejonte vetes Cristiano Ronaldo-n. Një ide që është kthyer në realitet në korrikun e 2018-ës. Portugezi ka zbarkuar me të vërtetë në Torino dhe tani Angelli ka lëshuar një sfidë tjetër: Juventus duhet të marrë një CR7 tjetër, por që të jetë 25 vjeç.

Emrat janë të shumtë, si ata të Sane ose Mbappe, por, ndërkohë që pritet Ronaldo i ri, bardhezinjtë kanë kthyer sytë nga Kroos-i i ri. Por duhet të lëvizin shpejt nëse duan të shmangin një luftë të vërtetë me konkurrencën, me lojtarin që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të tjerë.

Kush është talenti në fjalë? Arne Maier, 19 vjeç, mesfushor i Hertha-s. Është debutuesi më i ri në Bundesliga i historisë së klubit. Maier është pjesë e kombëtares Under 21 dhe, siç ka shkruar “Mirror”, konsiderohet pasardhësi i numrit 8 të Real Madrid, Toni Kroos. Kontrata e djaloshit skadon në 2022-in, por, gjithmonë sipas medias angleze, ai ka një klauzolë prej vetëm 10 milionë eurosh.

Për Maier interesohen edhe dy klube të mëdha të Premier League, si Manchester United dhe Arsenal. Sipas “Mirror”, të tre ekipet kanë dërguar vëzhgues për të ndjekur progresin e lojtarit dhe duket se i ka pëlqyer ajo që kanë parë, edhe pse burime brenda Hertha-s kanë bërë të ditur se futbollisti nuk do të largohet para fundit të këtij sezoni.

Juventus, gjithsesi, mund të ketë një as në mëngë për ta bindur atë që të zgjedhë Italinë. Cili është ai 19-vjeçar që do të refuzonte mundësinë të stërvitej me Cristiano Ronaldo-n?

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Giroud: qëndroi te Chelsea për shkak të miqësisë së veçantë të gruas

Delo.autor

SHITJET REKORD NË SERIE A/ Ja lista me 10 largimet më të shtrenja në histori…

Delo.autor

I NDËRHYRI NGA PAS KUNDËRSHTARIT/ Futbollisti i kombëtares ndëshkohet nga federata

Delo.autor

Leave a Comment