Futboll Sport

E BUJSHME/ Xhudisti Indrit Çullhaj shpallet Kampion i Ballkanit për të rritur

Indrit Çullhaj është shpallur Kampion i Ballkanit në xhudo për të rritur. Çullhaj ka marrë pjesë në kampionatin e xhudos që është zhvilluar në Maqedoni. Xhudisti shqiptar stërvitet prej kohësh nga trajneri Driton Kuka nga Kosova, i cili gjithashtu është dhe trajneri i Majlinda Kelmendit. Lajmin për arritjen e këtij suksesi e ka dhënë vet sportisti i talentuar shqiptar, ku nëpërmjet një postimi në facebook shpreh dhe falënderimet për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

“Më 1 shtator 2018 shpallem Kampion i Ballkanit për Senior, në peshën -66 kg. Kjo medalje është më e gëzushmja për mua, pas një pune dhe sakrifice të madhe, sot u shpërblye. Dua të falënderoj Driton Kuka për stërvitjen e mësimet e tij, pa të nuk do të kisha arritur sukses si 3 vitet e fundit. Dua të falënderoj shumë sponsorët e mi, Klajdi Malo dhe Gut Lala, që janë gjendur gjithmonë të gatshëm për të më përkrahur. Falënderoj Xhelil Cibaku për mbështetjen që në fëmijërinë time si dhe Federatën Shqiptare të Xhudos”-shkruan Kampioni i Ballkanit, Indrit Çullhaj.

Ky është suksesi i radhës për xhudistin e talentuar shqiptar, që një vit më parë në të njëjtën garë arriti të shpallej nënkampion e këtë vit të marrë medaljen e arit. Indrit Çullhaj është i vetmi xhudist shqiptar për momentin, që në garat ndërkombëtare ka arritur të përfaqësojë vendin tonë dhe të renditet në vendet e para.

Related posts

Historia e trishtë e portierit/ Kur ishte i vogël kulloste bagëtitë, sot luan në Botëror

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Ndizet super sfida në “Wembley”, Neuer tregon reflekset me një pritje spektakolare (VIDEO)

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ylli Griezmann transferohet tek Atletico, ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment