Champions League Futboll Sport

E PAPRITUR/ Dënohet SUPER futbollisti i JUVNETUSIT, nuk e braktis ekipin në CHAMPIONS

Federata Italiane e futbollit (FIGC) ka marrë vendimin e fundit në lidhje me incidentin që ndodhi në ndeshjen e fundit të Juventusit me Sassuolon ku mesfushori brazilian Douglas Costa goditi me kokë dhe përshtyu mesfushorin kundërshtar Federico Di Francesco.

Edhe pse anësori i Juventusit kërkoi falje për “gjestet e shëmtuara”, FIF nuk është treguar tolerante ndaj sjelljes së lojtarit duke e ndëshkuar me 4 ndeshje pezullim në kampionat dhe Kupë të Italisë.

Në këtë mënyrë futbollisti është i lirë të luajë në Champions League, pasi ndeshjet e këtij kompeticioni nuk janë nën diktatin e Federatës së Futbollit Italian.

Juventusi luan në fushën e Valencias në Spanjë në orën 21:00.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Guardiola: Ja çfarë do të ndodhë me Cityn në merkaton e janarit

Delo.autor

Maradona: Me këtë Argjentinë, Messi është si një karrocë dore në kalldrëm…

Isa.Autor

TRAJNERI PIOL RREZIKON STOLIN/ Milan nis kontaktet me teknikun portugez…

Delo.autor

Leave a Comment