Futboll Sport

E FRIKSHME/ Motoristi fluturon në AJËR, ja çfarë ndodh me fatin e tij (VIDEO)

Një motorist i kategorisë Superbike ishte protagonist i një aksidenti horror me shpejtësi të lartë nga i cili doli pa asnjë gërvishtje edhe pse fluturoi në ajër për disa metra…

Ngjarja që tronditi ndjekësit dhe të apasionuarit pas motorëve ndodhi të enjten në mëngjes në pistën e Silverstone ku po zhvillohej gara e kategorisë Bennetts British Superbike. Gjatë një xhiroje praktike, Leon Haslam u pengua duke u katapultuar në ajër nga motori i tij. Nga shpejtësia ai doli jashtë piste duke përfunduar në bari, jashtë fokusit të kamerave.

Por sipas medieve lokale të sporteve motorike që po raportonin mbi garën, piloti nuk pësoi asnjë dëmtim dhe kaloi vetëm pak minuta në qendrën mjekësore të pistës para se të largohej me këmbët e veta.

Londinezi postoi në Twitter foto nga aksidenti dhe falenderoi kompaninë që prodhon pajisjet mbrojtëse. “Urime për këto veshje. Pas aksidentit më ka mbetur vetëm një fërkim në gisht, por asgjë më shumë”.

35-vjeçari është momentalisht në krye të klasikfikimit të pilotëve në kategorinë World Superbike Championship.

Related posts

FESTË SHQIPTARE NË EUROPA LEAGUE/ Shkëndija dhe Renova kualifikohen në transfertë

Delo.autor

“CITY, MERR CRISTIANO RONALDON”/ Jorge Mendes tenton transferimin e madh

Delo.autor

SHUANI DYSHIMET/ MESSI një “GJENI” që fëmijë, “tallet” me shokët dhe dhuron spektakël (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment