Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Kaos te TIRANA: Trajneri Ze Maria BRAKTIS skuadrën

Tirana humbi ndeshjen e derbit me Partizanin 0-1 në “Selman Stermasi” gjë që nuk është aspak një shenjë e mirë për bardheblutë, ku në 6 javë kanë arritur të grymbullojnë vetëm 5 pikë. I ftuar në emisionin “Fair Play” në Ora News, gazetari i njohur Bledian Koka është shprehur se te Tirana gjendja është rënduar disi dhe trajneri Ze Maria është larguar për momentin nga skuadra, duke e lënë për një javë të gatshëm programin stërvitor.

“Ze Maria ka lënë të gatshëm programin stërvitor për një javë, por nuk mund të jap më shumë informacion”, ka thënë gazetari Koka.

Mbetet për t’u parë nëse në ndeshjen e ardhshme ndaj Kastriotit braziliani do të jetë i pranishëm për të drejtuar skuadrën.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ylli Hazard drejt Serisë A, gati ribashkimi me trajnerin e vjetër

Delo.autor

I MJAFTON 1 MINUTË PËR TË SHËNUAR/ Po shkëlqen tek Lazio, ja vlerësimi dhe nota për sulmuesin Muriqi…

Delo.autor

Mbrojtësi i Marseille i ‘hedh benzinë zjarrit’: Neymar e kërkoi vetë dëmtimin

Q.Autor

Leave a Comment