Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ RIVALËT E Juventusit në sulm për Marottën, klubi MILANEZ është favorit

Nuk është më surprizë, përkundrazi është fakt: Beppe Marotta do të largohet nga Juventus. Por cila është e ardhmja për atë që aktualisht është administratori i deleguar i Juventus? Referuar lajmeve të raportuara nga agjencia e lajmeve italiane “La Presse”, flitet për një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e drejtuesve të Inter, shumë të interesuar për të siguruar shërbimet e arkitektit të merkatos dhe suksesit të Juventus në tetë vitet e fundit. Beppe Marotta ndërkohë është e sigurtë që është i lakmuar nga të gjithë rivalët më të fuqishëm të Juventus, dhe jo vetëm në Itali.

“Në gjurmët e Marotta-s që përjashtoi përfshirjen e tij në FIGC, duke konfirmuar interesimin për të vijuar në një tjetër klub të madh, tashmë janë vënë tre rivalët italinë kryesorë të Juventusit: Napoli ka tentuar një përafrim, por me De Laurentiis mund të jetë i pakëpërcyeshëm aspekti ekonomik, pasi Marotta fiton te Juve rreth 2 milionë euro në sezon. Roma sapo ka humbur administratorin Umberto Gandini dhe është e zbuluar në atë pozicion. Hipoteza më e akredituar, të paktën për sa filtron, është ajo e Inter. Projekti i Suning është padyshim ambicioz dhe pas ndarjes me Walter Sabatini, klubi zikaltër nuk ka gjetur ende figurën e duhur për të mbështetur Piero Ausilio. Të jetë vallë Marotta kandidati perfekt për Inter?”, citohet nga “La Presse”.

Related posts

E JOSH BRAZILI PREJ KOHËSH/ Carlo Ancelotti thyen heshtjen, zbulon të ardhmen e tij

F.autor

IBRAHIMOVIC E NISI SI LOJË/ Sergio Ramos përdor një tjetër mënyrë t’iu përgjigjur (VIDEO)

Delo.autor

INTERI RILIND NË CHAMPIONS/ 3 gola për 3 pikë, Inzaghi: U argëtova

Delo.autor

Leave a Comment