Futboll Sport

E LARGOI NGA HAMBURGU/ Mavraj për trajnerin: Është katastrofë njerëzore

Shqiptari Mërgim Mavraj ka kritikuar ashpër ish-trajnerin e tij në Hamburg Christian Titz, në një intervistë të dhënë. “Përsa i përket humanitetit, ky trajner është një katastrofë. Nuk mund të fajësojë të tjerët, pasi shumica aty kanë ndihmuar për të parë suksesin në ekip,”- ka thënë 32 vjeçari.

Mbrojtësi qendror në vitin 2017 ka rezultuar vendimtar në sfidën e fundit kundër Wolfsburgut, edhe pse shumicën e kohës ka bërë rolin e spektatorit.

Por as ajo sfidë nuk e bindi trajnerin për cilësitë e shqiptarit, kështu që në vitin 2018 erdhi largimi i tij për tek ekipi i dytë i Hamburg-ut, pasi trajneri nuk dëshironte ta kishte më në ekip të parë. Mavraj në një intervistë të dhënë për “the image”, tregon se është ende i paqartë për arsyet e këtij dëbimi.

“Ai nuk bisedoi ndonjëherë me mua për këtë çështje, të më shpjegonte arsyet që e shtyn ta bënte. Në lidership, disa njerëz dështojnë në çdo nivel.”

“Si një nga të paktët në atë ekip, zoti Titz nuk guxoi për të ndihmuar ekipin.”

Pas këtyre mosmarrëveshjeve, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është bashkuar në korrik me klubin grek Aris Thessaloniki, pasi prishi kontratën me HSV.

Related posts

Federata Zvicerane u kërkon falje shqiptarëve për deklaratat e Sekretarit

Isa.Autor

“Çmendet” Gattuso, ja me cilin sulmues do të luaj kundër Juventusit

Sadik.Autor

“KJO FAMILJE KA BËRË SHUMË PËR KARRIERËN TUAJ”/ Media franceze zbulon letrën e PSG-së drejtuar Mbappe

F.autor

Leave a Comment