Futboll Premier League Sport

Mesfushori gjerman/ Ferguson gjeti pasardhësin e Scholes, por ai përfundoi te Man City

Ilkay Gundogan mund të kishte qenë një lojtar i Manchester United nëse Sir Alex Ferguson do të kishte qëndruar në Old Trafford. Gjermani, i cili eventualisht u bë blerja e parë e Guardiola-s, ishte një nga objektivat e fundit të Ferguson përpara se të dilte në pension më 2013.

Ish-trajneri i United donte të mbushte boshllëkun e lënë nga Paul Scholes, dhe po kërkonte një mesfushor me kualitete të njëjta.

Ish-asistenti i Ferguson Rene Meulensteen ka zbuluar: “Nëse Fergie do të kishte vazhduar, skuadra nuk do të kishte ndryshuar. Do të kishim shtuar disa lojtarë me kualitet, por kaq. “Po shikonim Gundogan dhe Reus nga Borussia Dortmund gjatë asaj kohe.”

Zëvendësimi i Scholes ishte detyra më e vështirë e Ferguson tek United, dhe është diçka që nuk është arritur akoma.

Related posts

KATAR 2022/ Portugalia “nderohet” nga një autogol dhe triumfon ndaj Azerbajxhanit

Delo.autor

16-VJEÇ E 6 MUAJ/ Kush është futbollisti me moshën më të re që u aktivizua këtë sezon në Superiore

Delo.autor

“TË MARRËSH SHEMBULL NGA AI”/ Lapo Elkan mbron CR7, i kthehet keq ish-presidentit të Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment