Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria zbret në fushë për nxehjen, tifozët mbushin shkallët e stadiumit

20:00 | Zbret në fushë Kombëtarja Shqiptare, për të kryer nxehjen para nisjes së sfidës. Edhe tifozët shqiptarë kanë nisur të mbushin shkallët e stadiumit.

18:45 | Fillon të ndizet atmosfera përreth stadiumit “Hampden Park” në Glasgou, që dy orë përpara startimit të ndeshjes. Nisin të vijnë shqiptarët e parë, të gjithë me flamuj kuq e zi, si dhe me simbole të tjera kombëtare, në mbështetje të djemve të Panuçit.

 

17:45 | Holli i hotelit është zbrazur tashmë , ku shumë personalitete dhe tifozë që gjendeshin aty, janë larguar tashmë. Presidenti Duka, bashkë edhe me të gjithë të pranishmit, janë larguar drejt një lokali pranë hotelit ku gjendet Kombëtarja. Më vonë, trajneri Panuçi do të mbajë mbledhjen e zakonshme bashkë me ekipin, para se të nisen për në stadiumin “Hampden Park”.

17:00 | Dyndje tifozësh në hollin e hotelit Hallmark, ku gjendet e grumbulluar Kombëtarja. Të shumtë janë tifozët që kanë shfrytëzuar këto orë para ndeshjes, për të qenë sa më afër ekipit përfaqësues. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe sekretari Ilir Shulku, firmosin autografe për tifozët e pranishëm.

 

16:50 | Koha në Gllasgou është e ftohtë, ka edhe disa pika shiu. Temperatura shënon 13 gradë celsius. Gjithashtu, ka edhe tifozë që interesohen për bileta.

(Pamje nga jashtë e hotelit Hallmark, ku po qendron edhe Kombëtarja Shqiptare.)

16:45 | Në hollin e hotelit, ka mbërritur edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, si edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Bardhyl Minxhozi si dhe Arben Dervishaj. Duka qëndroi për pak momente, dhe u largua për të takuar lojtarët. Holli i hotelit tashmë po mbushet edhe me personazhe të tjerë. Armand Duka, si edhe sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, ishin më herët edhe në një drekë, me zyrtarë të Federatës Skoceze të Futbollit.

16:30 | Kombëtarja Shqiptare gjendet pak orë para ndeshjes së dytë në Ligën e Kombëve, asaj ndaj Skocisë, në stadiumin “Hampden Park”. Tashmë, ekipi përfaqësues gjendet i grumbulluar në hotel, dhe kuqezinjtë e Panuçit, ka edhe një vizitor special.

Edvin Murati, ish-mesfushori i njohur i Shqipërisë, që me Kombëtaren ka luajtur edhe 42 ndeshje, gjendet pikërisht në Skoci, për të takuar ekipin, si edhe për t’i dhënë një dorë më shumë përpara një ndeshje në një fushë të vështirë.

42-vjeçari, është quajtur nga tifozët në të kaluarën, edhe si “Maradona i Ballkanit”, për shkak të aftësive të larta teknike. Shqipëria luan në orën 20:45, sfidën ndaj Skocisë, dhe pas fitores me Izraelin, të gjithë shpresojnë edhe në një tjetër rezultat pozitiv ditën e sotme.

 

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ “Katalanasit” mposht me “POKER” Osasuna-n, Messi nderon ikonën e futbollit (FOTO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA REAL MADRID/ Ja çfarë thotë ylli i Ajaxit për të ardhmen e tij

Delo.autor

REAL MADRID MES DËMTIMEVE DHE COVID-19/ Zidane: Moment delikat para sfidës me Valencia

Delo.autor

Leave a Comment