Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ David Luiz zbulon sekretin e Sarrit: Na e thotë çdo ditë në stërvitje

Respekti dhe vlerësimi i madh që lojtarët e Chelsea kanë kundrejt Maurizio Sarri është diçka që dihet. Nga Hazard te David Luiz, metodat e punës të ish-trajnerit të Napoli-t kanë bërë për vetë të gjithë, veçanërisht ata që, si braziliani Ëillian, ishin gati të ndërronin ekip nëse Conte nuk do të ishte larguar.

Ka qenë mbrojtësi David Luiz ai që ka zbuluar për “The Sun” disa nga sekretet të dhomave të zhveshjes, veçanërisht mënyrën si Sarri përpiqet të motivojë grupin gjatë stërvitjeve.

“Sarri po na jep kënaqësinë për të luajtur, me atë kemi rikuperuar entuziazmin. Na jep besim, na thotë gjithmonë atë që do nga ne në mënyrë të qartë dhe është fantastik edhe si njeri”, ka thënë braziliani.

“Për të na motivuar na thotë çdo ditë: ‘Bëni punën më të bukur në botë, duhet të argëtoheni dhe ta bëni këtë me buzëqeshje. Shumë njerëz në botë do të donin ta kishin këtë privilegj’”.

Related posts

Nis pjesa e dytë, Belgjika një hap larg kualifikimit

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS NDAJ BARCELONËS/ Solksjaer paralajmëron: Duhet të jemi më të…

Delo.autor

PAS NJË ASIST “MAGJIK” NGA DI MARIA/ Mbappe ndëshkon Monacon me një “PERLË” (VIDOE)

Delo.autor

Leave a Comment