Futboll Sport

E PABESUESHME/ FIFA mendon të bëjë ndryshimin e madh në Botëror

FIFA po mendon që të fusë ekzekutimin e 11-metërshave për të caktuar një skuadër fituese në ndeshjet e grupeve në Kupën e Botës, në mënyrë që të shmangë barazimet. Presidenti Gianni Iinfantino po punon fort që të bindë drejtuesit e tjerë të organizatës të pranojnë idenë e tij për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të turneut në 48 nga 32 që është momentalisht.

Nëse ia del, turneu i parë që do të zhvillohet me formatin e ri do të jetë ai i vitit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada e Meksikë. Por, falë edhe mbështetjes së vendeve të Amerikës së Jugut, Infantino po punon që kjo skemë e re të përfshihet që në Botërorin e Katarit, i cili do të zhvillohet në vitin 2022.

Skema e re parashikon ndarjen e 48 skuadrave në 16 grupe me nga tre, ku dy më të mirat do të kalojnë në fazën me eliminim direkt. Por një ndarje e tillë parashikohet të krijojë shumë konfuzion për shkak se ndeshjet mund të përfundojnë në barazim, për më tepër që kjo ndodhi edhe në ndeshjet e fundit në grup të Botërorit të këtij viti.

Për këtë arsye FIFA po e mendon seriozisht që të fusë ekzekutimin e penalltive nëse një ndeshje përfundon në barazim, duke anashkaluar kohën shtesë. Përveç pikës së marrë nga barazimi, skuadra që fiton në penallti do të marrë një pikë shtesë. Por edhe pse ideja duket interesante, kundërshtarët e saj e kanë quajtur si shenja e parë që sistemi me 48 skuadra nuk është i duhuri.

Alternativa tjetër është që 48 skuadrat të ndahen në 12 grupe nga nga 4, por në këtë rast do të shtohej një ndeshje më shumë në kalendar, gjë që kundërshtohet nga klubet që kanë në pronësi lojtarët e tyre.

Gjithashtu, zgjatja e kalendarit të Botërorit mund të jetë temë diskutimi për turneun e vitit 2026, por jo për atë të Katarit, pasi klubet nuk do të pranonin kurrë të zgjasnin intervalin për të cilin kanë rënë dakord të ndërpresin kampionatet dhe kompeticionet e tjera. Botërori i Katarit do të zhvillohet në dimër në periudhën 21 nëntor – 18 dhjetor.

Sidoqoftë, vendimi final do të merret muajin e ardhshëm gjatë mbledhjes së Këshillit drejtues të FIFA-s në Kigali, Ruanda.

Related posts

“KY ËSHTË GOLI I SEZONIT!” Komentatori “çmendet” në kampionatin irlandez (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus mendon goditjen e bujshme, Roma mund t’i prishë planet

Delo.autor

ZBULOHET PLANI/ Eriksen ndërron fanellë, por jo qytet. Milani dhe Interi gati për shkëmbimin e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment