Boks Sport

E PAPRITUR/ Wilder refuzon duelin me Joshua: Nuk negociojmë me të sepse…

Përfaqësuesit e boksierit amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, kanë thënë se nuk kanë dëshirë që të takohen me përfaqësuesit e kampionit tjetër të botës së këtij Divizioni, britanikut Anthony Joshua (mban titujt në kategoritë WBA, WBO dhe IBF). Joshua, pas fitores që korri më 22 shtator ndaj Alexander Povetkin, tha se objektivi i tij i radhës është që të duelojë ndaj Wilder, më 13 prill në Londër, për të unifikuar titujt kampionë.

Por Wilder fillimisht do të mbrojë titullin më 1 dhjetor, në Los Anxhelos, por ndaj një tjetër boksieri britanik, Tyson Fury. Menaxheri Eddie Hearn, tha se ka dëshirë që të negociojë duelin Joshua-Wilder sa më herët, në mënyrë që të mbyllë sa më shpejt bisedimet pqë duelin e 13 prillit.

“I kam shkruar me e-mail 3 herë Hearn se nuk kemi dëshirë që të takohemi e negociojmë me të edhe pse kemi një ofertë për këtë duel mes Wilder dhe Joshua”, u shpreh Shelly Finkel, promotori i boksierit amerikan. “Unë dhe Eddie kemi kohë që jemi në këtë biznes dhe i dimë shumë mirë se çfarë kushtesh përmban një ofertë e tillë”, tha më tej Shelly.

Related posts

Skënderbeu nis “pushimet”, pas 55 ndeshjesh sezonale. Champions, ende në dyshim

Sadik.Autor

“MANAJ DO LARGOHET NGA BARCA”/ Marca: Nuk e ka fatin të luajë përkrah Messit

Delo.autor

Ansi Agolli bëhet baba, urime pafund nga kolegë e tifozë

Sadik.Autor

Leave a Comment