Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ RONALDO zgjodhi Juventusin, por mund të përfundojë tek INTERI

Cristiano Ronaldo, Rooney dhe jo vetëm: David Beckham dëshiron të ketë sukses në aventurën e tij të re nën drejtimin e Inter Miami dhe po analizon emrat që mund të sjellë në Mls. Në krye të listës së dëshirave të ish-kampionit të Milan dhe Manchester United, qëndron portugezi i cili në këtë mënyrë do të gjente kampionë të tjerë si Falcao dhe James Rodriguez. Edhe dy kolumbianët, për shkak të origjinës së tyre nga Amerika e Jugut, janë në listën e Beckham.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për thashetheme dhe CR7 mund të shkojë në SHBA, vetëm duke filluar nga viti 2020, atëherë kur klubi do të nisë zyrtarisht të luajë. Në ëndrrat e Beckham nuk është vetëm pesë herë fituesi i Topit të Artë, por edhe Wayne Rooney i cili aktualisht aktivizohet me DC United: dy goditje të mëdha që do të tërhiqnin jo pak vëmendjen e mediave mbi klubin e ri.

Nga ky operacion pritet të përfitojë edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka një kontratë me Juventus-in deri në vitin 2022: në moshën 35 vjeçare mund të përfitojë jo pak nga niveli i marketingut në Amerikë. Synimi i Beckham te Miami është që të sjellë lojtarë me origjinë nga Amerika e Jugut, për të kënaqur latinët që jetojnë në qytetin e Floridës: Në mesin e tyre mendohet të jenë bomberi Falcao, i cili aktualisht aktivizohet me Monakon dhe talenti i Bayern Munchen, James Rodriguez.

Related posts

PREMTIMI I MESSIT PËR CHAMPIONS LEAGUE/ Suarez e mbështet

Delo.autor

MBI VËRSHËLLIMAT NË “SAN SIRO”/ Thuram: Donnarumma? Nuk e kuptoj si njerëzit mund të harrojnë kaq shpejt

Delo.autor

“ASKUSH NUK KA DËSHTUAR NË SEKS ME MUA”/ Wanda Nara rrëfen: Ja sekreti me Brozovic…

Delo.autor

Leave a Comment