Futboll Seria A Sport

MESSI I RI/ Talenti rekordmen jashtë planeve të Gattusos, thirret nga Kroacia

Është dhe Alen Halilovic në listën e 13 kuqezinjve të thirrur nga kombëtaret dhe kjo është një vlerë krenarie për lojtarin dhe për klubin, i cili nuk kishte më shumë se një javë që stërvitej në Milanello. Alen është tashmë në listën e Kroacisë U-21, një lojtar që vjen nga një shtet i mbushur plot me talente. Ndërsa është më i vogli në moshë, vetëm 16 vjeç dhe 357 ditë, që ka debutuar me kombëtaren e Kroacisë në ndeshjen kundër Portugalisë.

Të tjerë paradokse bëjnë pjesë në karrierën e lojtarit që mbërriti këtë verë në Milanello: për normat e fuqisë të treguara nga djaloshi, si dhe për firmën jashtë moshës mazhorene te Barcelona, Alen u quajt Messi i Kroacisë, pasi do të mbahet mend se iu afrua shumë lojës dhe klasit të Luka Modric. Megjithatë, talenti i tij i madh ka mbetur ende i pazbuluar, pasi ka lëvizur mes Gjermanisë dhe Spanjës ndërsa tashmë është pjesë e kuqezinjve.

Kundër Roma-s ai nuk luajti, për shkak se ishte i vendosur në tribunë: Gattuso duhet të zgjidhte se kë do të linte jashtë mes 24 të thirrurve, kështu që zgjedho Halilovic. Zgjedhja ka më tepër se një motiv – Rino për shembull ka parë të tjera karakteristika të kundërshtarit – por mbi të gjitha qëndron një zgjedhje e stafit teknik.

Që do të thotë se p, nga grupi, Alen është ai që ndodhet më pas. Të tjera prova janë bërë në Napoli dhe në “Bernabeu”, ku ka qenë i ulur në pankinë: në mënyrë të veçantë mungesa në stadiumin e Real-it, ku trajneri pati ndryshuar vendet e shtatë nga njëmbëdhjetë titullarëve.

Rekorde të tjerë – Haliloviç është lojtari më i ri në historinë e Dinamos së Zagrebit, më i vogli që ka shënuar një gol në kampionatin kroat duke lënë pas Kovacic-in, vetëm 16 vjeç dhe 128 ditë debutoi në Champions pas Celestine Babayaro – por për Gattuso-n duket se Alen ka shumë për të mësuar.

Related posts

MANAJ, GJIMSHTITI DHE BALLIU JASHTË/ Zbulohen prapaskenat te Kombëtarja

Delo.autor

ARRITI TRIUMFIMIN NDAJ GJERMANISË/ Një futbolliste shqiptare shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të femrave (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ TORINOS/ Gattuso bën veprimin e çmendur në formacion, ja ylli që ul në stol

Delo.autor

Leave a Comment