Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Zbuloni ku luan futbollisti që dikur konsiderohej më i mirë se MESSI

Një futbollist i ri dikur vlerësohej shumë më lart se Lionel Messi, ai është ish-shoku i tij më i mirë, Victor Vazquez. Vazquez ishte shoku më i ngushtë i Messit në akademinë e të rinjve të Barcelonës, dhe sipas Cesc Fabregasit dyshja garonte se kush ishte më i zoti në shënimin e më shumë golave.

“E mbaj mend Messi dhe Victor ishin padyshim dy lojtarët më të mirë në ekipin tonë. Nganjëherë, ata garonin kundër njëri-tjetrit. Nëse njëri i shënonte katër gola në një ndeshje, tjetri i bënte pesë”, pati thënë Fabregas. Madje edhe Vazquez njëherë pati thënë: “Njerëzit flisnin më shumë për mua sesa për Messin”.

Pra, çfarë ndodhi saktësisht me Vazquezin? Qartazi ai ishte ndër talentet e rinj më të mëdhenj saqë në atë kohë njerëzit e konsideronin më të mirë se Messin.

Por, Vazquez ia doli të paraqitej për ekipin e parë të Barcelonës vetëm tri herë – një herë në La Liga dhe dy herë në Ligën e Kampionëve – dhe kryesisht ishte në ekipin e rezervistëve. Ai e shënoi një gol nën udhëheqjen e Pep Guardiolës, kundër Rubin Kazanit në vitin 2010, pasi ishte kthyer nga një lëndim i rëndë në gju. Në atë moment u duk se spanjolli mund të ketë të ardhme.

Megjithatë, lëndimet dhe mundësitë shumë të pakta për ta treguar veten bënë që Vazquezi t’i bashkohej Club Brugge në vitin 2011. Lëndimi i tij në gju i para dy viteve kishte aq shumë ndikim saqë ai nuk ishte më aq i lëvizshëm.

Por, vizioni dhe mençuria në lojë nuk i kanë humbur atij, pasi Vazquez i ka gëzuar katër vite të suksesshme në Belgjikë, duke u shpallur futbollisti i vitit në sezonin e tij të fundit atje.

Më 2015 ai kaloi të Cruz Azul në Meksikë, por qëndroi vetëm një vit, duke bërë 23 paraqitje, gjatë të cilave e shënoi vetëm një gol dhe dhuroi një asist. Klubi i MLS-së Toronto FC i trokiti në derë në fillim të vitit 2017, dhe është pikërisht Kanadaja aty ku Vazquez e ka rigjetur formën e tij, duke i shënuar 10 gola dhe dhuruar 11 asiste në sezonin e tij të parë.

Vazquez kurrë nuk e përmbushi potencialin e të qenit më i mirë se Messi dhe është për të ardhur keq që lëndimet kishin një ndikim kaq të madh në karrierën e tij.

Related posts

KËPUTI LIGAMENTET/ Neymarr rrezikon të mbyll karrierën

Delo.autor

AVENTURA E 27-VJEÇARIT DREJT FUNDIT/ Tronditet Bayern, ylli i ekipit largohet në fund të sezonit!

Delo.autor

BËJNË NJË TJETËR GODITJE “KUQEZINJTË”/ Leonardo kërkon shërbimet për sulmuesin francez…

Delo.autor

Leave a Comment