Futboll Premier League Sport

PLAS TEK LIVERPOLI/ Të gjithë kundër SALAH: Është një DËSHTIM, klubi merr vendimin DRASTIK… 

E çuditshme, por e vërtetë. Mohamed Salah, lojtari që magjepsi botën e futbollit sezonin e kaluar, duket se ka mbetur i shtrirë mbi barin e Kievit, me një dorë tek ajo shpatull e mallkuar. Sigurisht, egjiptiani është kthyer në fushë më pas, në Botëror dhe me Liverpool-in, por nuk ka magjepsur më.

Përkundrazi, është dukur hija e vetvetes. Kjo gjë ishte e pritshme të ndodhte me kombëtaren, duke parë se dëmtimi ishte akoma i freskët. Por sezoni i ri ka filluar prej një muaji dhe ish-lojtari i Roma-s nuk po bind akoma, pavarësisht dy golave në pesë ndeshje. Një ecuri e mirë, por jo e mjaftueshme, veçanërisht pas asaj që ka bërë sezonin e kaluar. Tifozët e Liverpool janë të frikësuar tani.

Imazhet që kanë krijuar debate nga ndeshja me Paris SG janë ato të shishes së hedhur pas golit të Firmino-s, por ato që shqetësojnë “Të Kuqtë”, siç ka bërë të ditur “Mirror”, janë ato të Salah pa fanellë. Shpatulla, ajo e dëmtuara pas ndërhyrjes famëkeqe të Ramos në finalen e Champions, është akoma me fashë. Shenjë që tregon se problemi nuk ka kaluar akoma. Ndoshta është edhe një problem psikologjik, më shumë se fizik.

Por për disa tifozë ky justifikim nuk është më i besueshëm. Në fakt, në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat për egjiptianin, i cili nuk ka shkëlqyer as në ndeshjen e Champions-it. Dhe frika më e madhe e tifozëve të Liverpool (por edhe shpresa e rivalëve) është të vihen përballë Salah-së së “vërtetë”, një lojtar i mirë, por jo një sulmues i papërmbajtshëm si sezonin e kaluar. Një prej këtyre tifozëve ka shkruar: “Është një blof, zgjati vetëm një sezon”.

Ka nga ata që mendojnë edhe për dëmtimin, por që nuk e fshehin gjithsesi zemërimin. “Nuk është më i njëjti që nga maji. Çfarë mungesë mentaliteti! Është një dështim, nuk mund ta besoj”. Të tjerë kanë bërë ironi, duke thënë: “Salah është kthyer te konfigurimi origjinal”, si të ishte një celular.

Ajo që është e sigurt, është se Salah… nuk është më Salah, të paktën jo ai i vitit të kaluar. A ka qenë me të vërtetë një ëndërr që zgjatur vetëm pak muaj? Këtë do ta thotë fusha, që për momentin duket më e pamëshirshme se vetë tifozët që e kritikojnë.

Related posts

Një shqiptar shkëlqen mes ”yjeve” të Zvicrës!

Sadik.Autor

Të famshëm, të bukur dhe shumë tradhtarë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ PSG-ja e Reali prisnin “dritën jeshile”, Bayern nis kontaktet me yllin e Chelsea-t…

Delo.autor

Leave a Comment