Futboll Seria A Sport

I nënvlerësuar, “oktapod”, “alien”/ Ja SUPER goditjet më të mira të Marottës tek Juventusi

Rrugët e Marotta-s dhe Juventus do të ndahen. Nga 25 tetori, data kur skadon kontrata, Marotta nuk do të jetë më administratori i deleguar i “Zonjës së Vjetër”. Do të qënndrojë (nuk dihet për sa kohë) si drejtor i përgjithshëm sportiv. Me bardhezinjtë nga 2010-a, drejtuesi italian ka jetuar tetë vite të mbushur me suksese, duke ndihmuar ekipin të kthehet aty ku ishte mësuar. Falë tij, Juventus ka arritur të gjejë përsëri një dimension të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar, përveçse të dominojë për shtatë vite në kampionatin italian. Fryt i një punë të kujdesshme, që ka dërguar në Torino lojtarë të mëdhenj mbi të cilët është ndërtuar suksesi i vazhdueshëm.

Kampioni i botës
Një goditje gjeniale, që tregon se aftësia e një lojtari nuk është e lidhur me vlerën e tij në treg. Në 2011-ën, Marotta ka marrë Barzagli-n tek Juventus për 300 mijë euro. Një shifër qesharake në futbollin e sotëm, veçanërisht duke parë atë që ka bërë kampioni i botës me bardhezinjtë. Një element i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e Juventus dhe atë të kombëtares italiane; një pjesë thelbësore e bardhezinjve gjatë këtyre viteve.

Pogba
Një tjetër goditje e madhe. Paul Pogba, i cili mori pseudonimin “Polpo” (oktapod) gjatë periudhës që ishte në Torino, tani është një kampion bote dhe konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në planet. Juventus e mori në 2012-ën me kosto zero. Në fillim u mendua të aktivizohej para mbrojtjes, më pas u zhvendos më përpara. Katër tituj të fituar në Itali dhe një finale të Champions League të luajtur si titullar në moshën 21 vjeç. Më pas u shit te Manchester United për 105 milionë euro. Një nga goditjet më të mira të historisë së merkatos.

I nënvlerësuari
Një lëvizje e kohëve të fundit, sepse për të ndërtuar një ekip nuk mjaftojnë vetëm yjet. Blaise Matuidi, i blerë nga Juventus sezonin e kaluar për 20 milionë euro, është një nga ato goditje vlera e së cilës kuptohet vetëm në përfundim të kampionatit. Ka shkuar në Torino pas 16 trofeve të fituar, kampioni i botës është një nga pikat më të forta të Juventus-it të Allegri-t. I domosdoshëm në fushë, ai ka shkuar pa shumë zhurmë te bardhezinjtë dhe tani është një nga idhujt e tifozëve.

Maestro
Ndoshta ky është lojtari nga ku filloi gjithçka. Pasi u la i lirë të largohej nga Milan, Marotta është vënë menjëherë në lëvizje dhe në 2011-ën ka marrë Pirlo-n në Torino me kosto zero. E vështirë të mendohet për një goditje më të mirë. Me mesfushorin italian në fushë, kampioni i katërt i botës në këtë listë, niveli i Juventus është përmirësuar ndjeshëm. Me të dhe falë tij ka nisur një cikël fitoresh që zgjat akoma sot tetë vite më pas dhe duket se nuk do të përfundojë kurrë. Janë të paktë ata që do t’i besonin një lojtari 32-vjeçar, duke e vënë në qendër të projektit. Një nga këta ka qenë Marotta, që ka marrë duartrokitjet e të gjithë botës së futbollit.

Apache
Ky mund të ketë qenë basti më i madh, por që është fituar nga Marotta. Transferimi i Tevez në Torino ishte një rrezik. Argjentinasi, që vinte prej katër vitesh të kaluar me Manchester City, në 2013-ën dukej jashtë forme. Nuk e ka menduar kështu Marotta, që e ka marrë me 9 milionë euro dhe, sikur të mos mjaftonte, i ka dorëzuar fanellën me numrin 10. Në dy vitet e kaluar te Torino, Tevez ka shënuar 50 gola dhe ka luajtur në një finale të Champions League.

Alien
Emri i fundit i listës është më i madhi nga të gjithë. Cristiano Ronaldo është një futbollist i Juventus, nuk është një ëndërr. As më guximtarët dhe optimistët nuk do ta kishin imagjinuar një goditje të tillë. Me blerjen e portugezit, Marotta është përshëndetur me Juventus, me shpresën për të realizuar ëndrrën e madhe: fitimin e Champions League. Me CR7 në skuadër, Juventus është skuadra favorite për të ngritur torfuen e shumëdëshiruar nga “Zonja”. Një triumf në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube do ta kthente Marotta-n në nnjë legjendë. Pak rëndësi se kontrata e tij si administrator i deleguar i bardhezinjve skadon më 25 tetor, ai ka qenë mbreti i merkatos së këtij sezoni.

 

Related posts

PAS NJË SEZONI TË “PËRGJUMUR”/ Valon Berisha “vesh maskën” e luftëtarit: Kam mentalitet fituesi…

Delo.autor

Evoluimi i topit të Kupës së Botërorit, prej vitit 1930 deri më 2018

Sadik.Autor

JUVENTUS – SAMPDORIA/ Sfida midis dy bomberave të kampionatit italian

Delo.autor

Leave a Comment