Futboll La Liga Sport

PEREZ KËRKON ICARDIN TEK REAL MADRIDI/ Zinedine Zidane “i mbyll derën” për talentin serb…

Florentino Perez kërkon që të marrë në Madrid Mauro Icardin nga Inter, tashmë argjentinasi ka një çmim sipas “Don Balon”: 80 milionë euro dhe argjentinasi largohet nga Inter edhe pse klauzola e largimit të tij është 110 milionë euro.

Gjithsesi Zinedine Zidane nuk e preferon ish-kapitenin zikaltër dhe i ka kërkuar presidentit Perez që të fillojë negocimin me Eintracht Frankfurt për Luka Jovic. Sulmuesi i talentuar serb ka zhvilluar një sezon fantastik duke shënuar 15 gola në kampionatin gjerman edhe pse është vetëm 21 vjeç

Për Jovic mund të shpenzojnë më pak para për ta blerë, por më parë duhet të mundin konkurrencën e fortë të Barcelona-s, të cilët tashmë kanë dorëzuar një ofertë prej 50 milionë euro tek klubi i Eintracht.

Related posts

Sezoni i ri/ Superkupa luhet me 12 gusht, një javë më pas nis Superiorja

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Lyon eliminon edhe Cityn, konfirmohet surpriza e Championsit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pas një pasimi nga Griezmann, “Jashtëtokësori” ndëshkon Granada-n me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment