Futboll Seria A Sport

E shtunë magjike në Serie A/ Derbi Roma-Lazio dhe superdueli Juve-Napoli premtojnë spektakël

Kryeqytetit italian bëhet gati për derbin Lazio–Roma, një ndër ndeshjet më të zjarrta jo vetëm në kontinentin e vjetër. Për të krijuar një ide më të qartë për rivalitetin e egër që karakterizon një përballje të tillë mjafton të kujtohet thjesht fakti që “Derby dell Capitale”, luhet në orën 15, në mënyrë që të shmangen incidentet dhe përplasjet mes tifozerive. Vetëm sezonin e kaluar pas plot 5 vitesh ky duel u luajt në mbrëmje. Kjo do të jetë përballja numër 149 mes klubeve në kampionat, të ndara në 37 fitore për bardhekaltërit, 53 për Romën, ndërsa 58 herë skuadrat janë ndarë në barazim.

Momentalisht Lazio me Thomas Strakoshën në portë po kalon një moment tepër pozitiv me plot 4 fitore radhazi, teksa Roma më në fund gjeti fitoren pas 4 javësh. Një sukses përballë një kundërshtari të dobët siç ishte Frosinone, por që erdhi në momentin e duhur përpara derbit. Mbetet për t’u parë sesa do të influencojë aspekti psikologjik, megjithatë është e qartë që skuadra e Inzhagit falë rezultateve të arritura së fundmi paraqitet në stadiumin “Olimpico” shumë më e qetë.

Sidoqoftë verdhekuqtë kanë një bilanc pozitiv në përballjet e fundit ndaj rivalit të përjetshëm Lazios, 6 fitore 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Beteja brënda betejës përsa i përket sulmit, Di Francesco shpreson tek Edin Dzeko, teksa Inzaghi te Ciro Imobile. Edhe pak orë kanë mbetur nga dueli emocionues “Derby dell Capitale”

Juventus-Napoli. Dy skuadrat më të mira në Itali vitet e fundit, do të përballen me njëra tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit italian. Vetëm tre pikë distancë i ndajnë ekipet, me Juven e cila është në krye me pikë të plota. Qoftë bardhezinjtë e qoftë të kaltrit, vijnë nga fitore të pastra në mesjavë.

Juve mundi 2-0 Bolognan në Torino, me golat e Paulo Dybala e Blaise Matuidi, por dhe Napoli nuk mbetet mbrapa, pasi mundi 3-0 Parmën, ku shënuan Lorenzo Insigne e Arkadiusz Milik me një dopietë. Pas 3 vitesh, ku tranjer ishte Maurizio Sarri, ekipi i jugut të Italisë ka ndryshuar fytyrë, me Carlo Ancelottin që dëshiron të sjellë kampionatin e ëndërruar prej vitesh tashmë. Ndërkohë, “Zonja e Vjetër”, ka dominuar Serinë A për disa sezone, e me mbërritjen e Cristiano Ronaldos, padyshim synimi kryesor është UEFA Champions League, por nuk dëshirojnë të injorojnë kampionatin italian, ku deri më tani kanë marrë vetëm fitore. Momenti i së vërtetës erdhi, kjo sfidë me siguri nuk do të vendosë fatet e një sezoni të tërë, por do të jetë kyçe për vazhdimin e tij.

A do t’ja dalë Ancelotti të thyejë hegjemoninë e Juventus?

Related posts

SPEKTAKËL NË BUNDESLIGA/ Talenti Haaland përmbys Hertha Berlin në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

REZULTATET NË KOHË REALE/ Skënderbeu ngushton diferencën, Flamurtari sërish në avantazh

Sadik.Autor

NAPOLI-INTER/ Conte synon të rikthehet në krye të renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment