Futboll Premier League Sport

DUELI PËR TITULLIN/ CHELSEA-LIVERPOOL matin forcat, sfidë “zjarri” në Premier Ligë

Ora e së vërtetës “troket” edhe në Angli. Çelsi dhe Liverpuli do të matin forcat me njëri-tjetrin, vetëm pak ditë pasi u përballën në Kupën e Ligës (Çelsi e përmbysi Liverpulin dhe u kualifikua). Por, kjo ndeshje ka një tjetër histori. Këtu luajnë më të mirët, këtu nuk ka rrotacione, këtu fitorja është detyrim.

Pas nisjes fantastike që i kanë bërë kampionatit skuadra e Mauricio Sarrit dhe ajo e Jyrgen Klopit do të duelojnë me njëra-tjetrën për të treguar se cila nga të dyja ka më tepër ambicie për të fituar titullin kampion në Angli. Në orën 18:30 në “Stamford Bridge” luhet një finale e vogël, sepse sezoni është i gjatë. Një sfidë “zjarri” ku askush nuk kërkon të digjet. Sarri- Trajneri i bluve të Londrës, Mauricio Sarri, i ka shpresat dhe sytë nga ylli i skuadrës, Eden Hazard. Ai e vlerëson si një nga lojtarët më të mirë në botë, por thotë se mund të përmirësohet akoma më shumë. Por, ai gjithashtu vlerësoi Liverpulin dhe trajnerin Klop. “Nesër (sot) është një tjetër ndeshje.

Ndryshe nga ajo e së mërkurës. Do të jenë formacionet më të mira. Liverpuli është një ekip i fortë dhe me lojtarë cilësorë. Kanë disa vite që punojnë me një trajner dhe kjo gjë e ndihmon ekipin. Mund të fitojnë titullin kampion. Hazard? Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Jam shumë i kënaqur që po punoj me të. Por nuk e keni parë ende në 100 për qind të formës. Ai është duke dhënë vetëm 75 për qind nga vetja dhe jam i bindur që do të përmirësohet akoma më shumë”, tha Sarri. Klop- Trajneri i Liverpulit i trembet Hazardit dhe thotë se sfida e sotme nuk do të jetë një “party” fëmijësh. “Më vjen mirë që pas humbjes të mërkurën kemi një tjetër mundësi për të treguar vlerat tona.

Kjo është një ndeshje e fortë dhe jo një festë ditëlindjeje. Hazard? Është shumë i fortë dhe duhet të tregojmë kujdes ndaj tij”, tha Klop në konferencë. Më tej, ai alarmoi tifozët, duke thënë se Van Dajk mund të mos jetë në formë për të luajtur këtë ndeshje të rëndësishme sepse ka probleme fizike. “Do të shohim nesër (sot) çfarë vendimi do të marrim. Shpresoj që të jetë gati, por nuk mund ta them me siguri nëse do të luajë apo jo”, përfundoi Klop.

Related posts

Krenar për xhaxhain e tij/ Ja cili është SHQIPTARI që luajti për Kroacinë (FOTO)

Isa.Autor

Pikante te Argjentina/ Sampaoli ndan dhomat, vetëm Banega fle veç

Sadik.Autor

COVID-19 I PRISH PUNË SULMUESIT SHQIPTAR/ Ja kur do të rikthehet tek Partizani Jasir Asani

Delo.autor

Leave a Comment