Futboll Sport

FINALE BRITANIKE NË CHAMPIONS/ Guardiola kërkon trofeun e 32-të, Tuchel e ka mundur vetëm një herë

Kanë kaluar 10 vite nga një prej pikave më të larta të karrierës së tij: fitorja në “Wembley” ndaj Mançester Junajtidit me triumfin e dytë në Champions si trajner i Barcelonës. Prej atëherë, një tjetër sezon në “Camp Nou”, një vit pushim, 3 te Bajerni dhe 4 te Siti. Pep Guardiola nuk kishte arritur kurrë të shkonte në një tjetër finale pas suksesit me katalanasit.

Dhe për këtë arsye fundi i Siti-PSG ishte shumë i ëmbël për të. Një dekadë për të përsëritur atë që me Ksavin, Iniestën dhe Mesin ishte e thjesht ta bënte, pavarësisht trofeve të shumtë të fituar si me Bajernin ashtu edhe me “Qytetarët” në Gjermani dhe Angli. Tani ka mundësinë për të heshtur ata që e kritikonin. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të mbyllë ciklin në Stamboll më 29 maj, me mundësinë (duke qenë se hipotekimi i titullit të Premier Ligës është vetëm një formalitet) për të arritur në kuotën e 32 trofeve këtë sezon, vetëm 1 më pak sesa legjenda e stolit, koloneli Lobanovski. Pastaj përpara do të ketë një tjetër ikonë si Sër Aleks Ferguson, i cili ka fituar 49 trofe. Por, një gjë është e sigurt: Pep është në apoteosin më të lartë të historisë së futbollit.

KUNDËR TUHELIT – Pragfinalen europiane me Çelsin do kemi mundësi ta shijojmë që këtë të shtunë, me përballjen në Premier Ligë, ku në rast të një fitoreje ndaj skuadrës së Tuhelit ata do të shpalleshin kampionë. Bilanci i Guardiolës me gjermanin flet në favor të trajnerit të Sitit. Tuhel e shijoi fitoren e tij të parë kundër tij vetëm në 17 prill, kur e eliminoi nga gjysmëfinalet e Kupës FA. Në 5 duelet e tjera, Pep e ka mundur 4 herë dhe 1 përballje ka përfunduar në paqe.

Related posts

Chelsea arrin marrëveshjen, lejohet ta ndërtojnë stadiumin një miliardësh

Q.Autor

Asnjë projekt, Tirana në “ajër” për Superioren

Sadik.Autor

Vjen dita e pushimit për Messin, kundër Eibarit mund ta nisë nga stoli rezervë

Q.Autor

Leave a Comment