Futboll Sport

KA EDHE KËSHTU/ Propozuan t’i bënin statujë në mes të kryeqytetit, trajneri refuzon

Oskar Uashington Tabarez është tashmë 71 vjeç. Ai sapo ka rinovuar për Uruguain dhe do të vazhdojë t’i udhëheqë ata edhe pse nuk është në gjëndje të mirë shëndetësore, pasi vuan nga një sëmundje kockash.

Tabarezin nuk e mposhti as sëmundja
Së fundmi, trajneri ka refuzuar propozimin e Bashkisë së Montevedios, kryeqytetit të Uruguait, për të ngritur një statujë me përmasat e tij reale. “Do të ndikonte në dobësimin e frymës së unitet, që kombëtarja synon të krijojë dhe inkurajojë”, ka qenë përgjigja e argumentuar e teknikut.

Ai ka drejtuar për 185 ndeshje dhe 4 Botërore Uruguain, një rekord i pakrahasueshëm dhe absolut. “Tabarez është mirënjohës për këtë ide, por nuk e pranon këtë lloj tributi. Arsyet e kësaj zgjedhjej janë të kuptueshme, kështu që do të respektojmë vullneti e tij”, ishte komunikata e bashkisë.

Related posts

Festoi me shqiponjë në Champions, UEFA nis hetim disiplinor ndaj lojtarit të Dritës

Isa.Autor

Barcelona i ‘rrëmben’ edhe një yll tjetër Atletico Madridit

Sadik.Autor

Të burgosurit në grevë urie, duan të shohin Argjentinën në RUSI 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment