Futboll Seria A Sport

Rio Ferdinand e thotë “troç”: Ja çfarë mund të mësojë POGBA nga RONALDO

Rio Ferdinand pretendon se qëllimi i vetëm i Paul Pogba është të bëhet më i miri në botë. Francezi ishte në formë të shkëlqyer gjatë fitores 2-1 me Watford. Dhe analisti i BT Sports Ferdinand mendon se Pogba ka filluar të tregojë se mund të jetë një kandidat serioz për Ballon d’Or në të ardhmen.

“Kur ishim tek United, çdo gjë që ndodhte brenda klubit mbetej brenda klubit. Problemi tani është se gjërat po dalin në publik. “Situata është ndryshe tani me mediat sociale, por dp të ishte më mirë që gjërat të mbeteshin brenda klubit.

“Ai do të jetë një lojtar kyç tek United, ai do të ketë sukses aty. E kam njohur që kur ishte fëmijë, ai kërkon me çdo kusht të konsiderohet më i miri.

“I thjesht duhet të gjejë balancën, por edhe trajneri duhet ta ndihmojë. Mendoj se aftësitë e tij janë të padiskutueshme por ai nuk është i fortë në aspektin mendor. Dhe ky është ndryshimi mes tij dhe Cristiano Ronaldo-s.

“Ai është një bishë nga aspekti mendor. Ai është i fokusuar, pa frikë dhe i fiksuar për të qenë më i miri. Një kombinim i çmendur.”

Related posts

GJEORGJI-KOSOVË/ Trajneri Shaland zgjedh lojtarët më në formë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“Herr” Heynckes e bën Bayernin një makinë pothuajse të përsosur

Q.Autor

​ARSENALI DYFISHON SHIFRAT/ Ka shënuar golin e dytë Alexandre Lacazette (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment