Tennis

Federer planifikon rikthimin pas zhgënjimit në US Open, gati për Shanghai

Pas eliminimit surprizë në çerekfinalet e US Open, tenisti zviceran Roger Federer ka nisur pushimet, por ato nuk do të zgjasin shumë. Numri 2 në botë ka bërë me dije sot se do të rikthehet në fushë në turneun e Shanghait, që nis më 7 tetor, ku do të kërkojë të mbrojë titullin fituar një vit më parë.

“Është një turne që më pëlqen, një fushë e shpejtë dhe që i përshtatet stilit tim të lojës. Do të jetë një kënaqësi të rikthehem aty edhe pse këtë vit ka për të qenë më e vështirë të fitoj dhe të mbroj titullin. Më pas do të luaj në turneun e shtëpisë, në Bazel, ku gjithnjë është një kënaqësi të zbres në fushë, para fansave të mi”, tha Federer.

Tenisti zviceran ka bërë me dije se gjatë udhëtimit në Azi do të shqoërohet nga familja e tij, bashkëshortja dhe 4 fëmijet. “Gjithnjë kam dëshiruar që këtë udhëtim ta bëj me familjen time. Pas turneut të Shangahit do të shkojmë për pushime në Maldive e më pas në Dubai, ku do të vijoj stërvitjen për pjesën e fundit të sezonit”, u shpreh Roger Federer.

Related posts

MPOSHT TENISTIN JAPONEZ DHE KALON NË GJYSMËFINALE/ Roger Federer fitore historike në “Wimbledon”

Delo.autor

NUK KA FAJ/ Serena Williams: Jam NËNË me FËMIJË, kjo që po më bëjnë po kthehet në…

Isa.Autor

“NUK GABOI ASGJE TAKTIKISHT”/ Habit Djokovic: Ai është i “çmendur”, më asfaltoi pa asnjë problem

Delo.autor

Leave a Comment