Sport Tennis

E PABESUESHME/ Ja përse Serena Williams nuk ia feston ditëlindjen vajzës…

Serena Williams ka vendosur që të mos e festojë ditëlindjen e parë të vajzës së saj, sepse është Dëshmitare e Jehovait. Ylli i tenisit, shpesh ka publikuar foto të vajzës së saj dhe familjes në rrjetet sociale, por asnjë nga festa e ditëlindjes së Olympias.

Gjatë një konference shtypi në US Open, ajo u pyet nëse do të festonte ditëlindjen e vajzës së saj dhe tha: Olympia nuk i feston ditëlindjet, sepse ne jemi Dëshmitarë të Jehovait, prandaj nuk bëjmë festa të tilla”- tha 36-vjeçarja.

Dëshmitarët e Jehovait nuk festojnë festat fetare si; Krishtlindjet dhe Pashkët, gjithashtu as ditëlindjet. Ata besojnë se këto lloj festash kanë origjinë pagane.

Williams, u martua vitin e kaluar me partnerin e saj, Reddit Alexis Ohanian në një ceremoni madhështori që kapte vlerën e 1 milionë dollarëve.

Në një intervistë të vitit të kalaur dhënë për revistën prestigjioze “Vogue”, 23 herë fituesja e Grand Slam tha: “Të qenit Dëshmitar i Jehovait është shumë e rëndësishme për mua, por unë kurr nuk e kam praktikuar në të vërtetë dhe kam dashur që ta bë diçka të tillë. Alexis nuk është rritur në ndonjë kishë, por është i hapur ndaj fesë”.

Related posts

E BUJSHME/ Moratti, elozhe për “armiqtë” e Juventusit: Mendoj se është një prej skuadrave më të forta të historisë

Isa.Autor

“THE BEST AWARDS”/ Jepet çmimi “Puskas”, ja goli më i bukur i sezonit (VIDEO)

Delo.autor

ERDHI NGA ANGLIA PËR GRUMBULLIM/ Mbrojtësi i Huddersfield pritet si “hero” te Kosova (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment