Champions League Futboll Sport

FENOMENAL/ MESSI lë pas RONALDON për trigolësha të shënuar në Champions

Nuk ka limite Leo Messi. Argjentinasi ndaj PSV-së realizoi trigolëshin e tij të tetë në Ligën e Kampioneve. E ky është një rekord në këtë kompeticion, pasi argjentinasi ka lënë pas rivalin tij Cristiano Ronaldo, i cili deri më tani ka shënuar 7 trigolësha.

Është hera e tretë që argjentinasi e nis një edicion të Ligës së Kampioneve me një tripletë, pas atyre të shënuar në 2013-ën kundër Ajax-it( 4-0) dhe Celtic-ut në 2016 (7-0).
Viktimat e tij të tjera me 3 ose më shuam gola në një përballje evropiane kanë qenë Arsenali, që i shënoi një poker golash në takimin çerekfinal të kthimit në sezonin 200910 (4-1), Viktoria Plzen (4-0) në edicionin 2011-12, Bayer Leverkusen me 5 gola (7-1) takimin e kthimit të të tetave në sezonin 2011-12, APOEL Nicosia (0-4) në 2014-15 dhe Manchester City (4-0) në 2016-17.
Ndërkohë në gjithë karrierën e tij si futbollist i blaugranave, “Pleshti” ka shënuar 41 trigolësh. Këtyre u shtohen edhe 4 tripleta të tjera me fanellën e Argjentinës.

Related posts

Formacionet e mundshme: Manchester United – Sevilla

Q.Autor

FLET PËR ISH-RIVALËT E TIJ TË LA LIGAS/ Ronaldo: Me De Jong dhe Griezmann, Barcelona është…

Delo.autor

“FALEMINDERIT QË MË VESHËT PANTALLONAT”/ Komenti epik i Andres Iniesta-s

Delo.autor

Leave a Comment