Futboll Premier League Sport

SHËNON GOLA SPEKTAKOLAR/ “XHAKABOOM”: Arsenali prezanton të paparashikueshmin (VIDEO)

Granit Xhaka nuk është se shquhet si ndonjë “gjahtar” zone për golin, kjo për faktin e ai luan si mesfushor dhe nuk është se kërkohet nga ai që të zgjidhë ndeshjen, megjithatë kur i krijohet mundësia e provon portën. Gjithsesi, edhe pse nuk ka shënuar shumë gola, është kujdesur që ato pak realizime t’i “qajë”, siç thuhet në gjuhën popullore.

Mesfushori me origjinë shqiptare, por që luan me përfaqësuesen e Zvicrës prej 3 sezonesh në Angli me Arsenalin. Tek “topçinjtë”, 25-vjeçari ka lënë shenjë me 7 gola, por 4 prej tyre kanë qenë për t’u parë dhe riparë.

Vetë faqja e Arsenalit në “twitter” ka ftuar tifozët që të zgjedhin golin preferuartë Xhakës, të cilin tani e quajnë “Xhakaboom”. E vështirë për këdo, pasi të katër golat e prezantuar janë shumë spektakolare dhe nga një distancë e konsiderueshme. Më poshtë po i sjelli dhe për ju, që të keni mundësinë t’i shijoni.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pirlo e nis me këmbën e mbarë aventurën, Morata nderon Juventus

Delo.autor

MILANI I ÇMENDUR/ Kuqezinjtë shumë PRANË mesfushorit të PSG 

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ ROMËS/ Dhjetë pikë në 9 ndeshje, ja kur Milan kishte të njëjtën ecuri rezultatesh

Delo.autor

Leave a Comment