Bundesliga Futboll Sport

FENOMENAL/ RIBERY vendos një REKORD të pabesueshëm në Bundesligë, askush… (FOTO)

Bayern Mynih e ka nisur mbarë sezonin 2018-2019 në Bundesiligë, duke i fituar dy ndeshjet e para dhe kryeson renditjen me 6 pikë të plota,. Bavarezët fituan në javën e dytë 3-0 ndaj Stuttgart, duke onfirmuar se po kalojnë një moment të mirë dhe një nga protagonistët e suksesit është francezi Franck Ribery. Ai nuk realizoi në këtë sfidë, por mesfushori 35-vjeçar, vendosi një rekord të veçantë.

Ribery u bë futbollisti i parë në historinë e Bundesligës që arrin të fitojë 184 ndeshje në 250 takime të luajtura në këtë kampionat, pasi askush më parë nuk e kishte realizuar këtë gjë. Francezi ka mbërritur te skuadra bavareze në vitin 2007 dhe në 250 takime të luajtura ka realizuar 80 gola, një nga lojtarët më besnikë të ekipit kampion të Gjermanisë, një idhull për fansat e Bayern.

 

Related posts

PRAPASKENAT/ Martino i thoshte Messit “Mos i telefono presidentit se më shkarkon, s’ke nevojë”

Delo.autor

ZYRTARE/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

F.autor

MAN CITY NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë de Bryene (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment