Futboll Sport

FESTIMI ME SHQIPONJË/ Ndryshe nga Xhaka, Shaqiri vijon me ironi për zviceranët

Xherdan Shaqiri vijon të polemizojë me zvicerianët që kur këta të fundit i kërkuar shtatshkurtrit të kërkonte falje për festën me simbolin e shqiponjës në ndeshjen e Botërorit kundër Serbisë.

Fillimisht, para pak ditësh, në një intervistë për mediat ‘helvete’ Shaqiri u shpreh se ‘kërkon falje pasi janë prekur njerëzit në male’. Një deklaratë e mirëmenduar e cila brenda fshesh ironi, ironi e cila është përsëritur sërish.

Pas ndeshjes së zhvilluar dje kundër Islndës të cilën Zvicra e fitoi me shifrat 6-0, Shaqiri i cili ishte autor i një goli, u shpreh se goli ishte për malësorët.

Mendoj se më keqkuptoni shpesh. Goli im ishte për malësorët, po, për njerëzit që jetojnë në male.

Xherdan Shaqiri

Ndryshe nga Xhaka, Shaqiri duket se nuk është dakord me idenë për të kërkuar falje. Dje zviceranët e emëruan kapiten Xhakën, kjo pasi futbollisti me origjinë shqiptare kërkoi falje për shqiponjën duke u shprehur: “Ishte një budallallëk, nuk do ta përsëris për asnjë arsye.”

Related posts

KOMBËTARJA NIS PËRGATITJET/ Uzuni flet për mungesën: Trajneri nuk mund ti japë llogari lojtarit

Delo.autor

Superkupa e Europës kthehet në “derbin e Madridit”, emërohet gjyqtari i finales në Estoni

Isa.Autor

NEYMAR SHËNON SUPERGOL/ Braziliani feston si i ÇMENDUR dhe kopjon RONALDON (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment