Futboll La Liga Sport

FITOI KUPË E BOTËS/ Griezmann zbulon vendimin më të vështirë të karrierës

Antoine Griezmann premton të udhëheqë Atletico Madrid në luftën për titullin kampion pasi ka bërë vendimin më të vështirë të karrierës duke refuzuar Barcelona-n.

Francezi u përfol për një transferim 100 mln euro në Camp Nou por lajmëroi qëndrimin e tij në kryeqytet gjatë një dokumentari.

“Siç e kam thënë edhe më parë, më treguan dashuri,” shprehet ai për Telefoot. “Të gjithë donin të dinin se çfarë do të bëja. Ishte vendimi më i vështirë i karrierës time. “Zgjova gruan në orën 3 të mëngjesit për të folur rreth kësaj çështjeje.”

Tani Griezmann premton se do të mundohet të bëjë më mirë se vitin e kaluar, megjithëse fitoi Europa League.“Do të mundohemi të jemi më mirë në Champions League pasi vitin e kaluar nuk shkuam as në fazën e nokautit.

“Një pjesë e madhe e fajit ishte e imja pasi nuk kisha mentalitetin e duhur. Në kampionat, do të mundohemi të konkurrojmë Real dhe Barça-n.”

Related posts

ÇËSHTJA “JUVENTUS-NAPOLI”/ Ja data kur do të jepet vendimi përfundimtar…

Delo.autor

HIDHET SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Skuadrat gati të njihen me kundërshtarët

Delo.autor

Kamza debutuese i beson trajnerit Julian Ahmataj

Sadik.Autor

Leave a Comment