Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Elvis Plori me dy detyra te Vllaznia, emërohet trajner dhe…

Elvis Plori do të jetë trajneri i ri i skuadrës Vllaznia U-21.

Ish-trajneri i ekipit të parë të shkodranëve i është besuar posti i skuadrës së 21-vjeçarëve dhe njëkohësisht do të marrë edhe një detyrë të re si promovues i talenteve të Akademisë kuqeblu.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Akademia e Vllaznisë me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke njoftuar se nga e mërkura e ardhshme, Plori do të nisë këtë aventurë të re.

KOMUNIKATA E AKADEMISË SË VLLAZNISË –

“ZYRTARE

KF Vllaznia bën të ditur se ka emëruar z. Elvis Plori në postin e trajnerit të ekipit U21. Njëkohësisht ai do të kryejë edhe detyrën e promovuesit të talenteve të Akademisë tonë.

Plori do të nisë punën me ekipin U21 nga e mërkura e ardhshme dhe ne i urojmë suksese në detyrën e tij të re!”

Related posts

(VIDEO) Tottenhami ‘shkatërron’ Southamptonin, Kane shpallet golashënuesi më i mirë i 2017-ës

Q.Autor

NDIZET SFIDA SOCIEDAD-BARCELONA/ “Katalanasit” realizojnë 2 gola në 3 minuta falë dyshes Dest-Messi (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMI HORROR/ Firmino: Kisha FRIKË, mendova se do të HUMBISJA SHIKIMIN, tani jam…

Isa.Autor

Leave a Comment