Futboll Premier League Sport

“TRADHËTON” CRUYFF/ Guardiola befason me personin që admiron më shumë në futboll

Pep Guardiola është paraqitur para mediave, përpara përballjes së tij kundër Marcelo Bielsa dhe Leeds, këtë të shtunë. Trajneri katalanas ka zbuluar se Bielsa është personi që admiron më shumë në botën e futbollit.

Ndikimi i Marcelo Bielsa  – “Çfarë mund të them? Ai është ndoshta personi, që admiroj më shumë në botën e futbollit. Si trajner dhe si person. Ai është trajneri më autentik dhe unik. Askush nuk mund ta imitojë atë, është e pamundur. Teoria ime është që një trajner nuk matet me tituj, por me njohuritë e tij, edhe pse skuadrat e mia kanë fituar më shumë tituj se të atijat. Është një dhuratë për Premier League, ekipet e tij ke kënaqësi t’i shohësh”.

Po Cruyff? – “Cruyff ka qenë personi që ka pasur më shumë ndikim në jetën time, sepse kam kaluar katër vite me të, ditë pas dite. Ai më ndihmoi shumë kur fillova si trajner. Unë nuk kam kaluar ditë pas dite me Bielsa”.

Ndeshja kundër Leeds – “Ata, gjithashtu, do të duhet të përshtaten për ne. Ka shumë aspekte në secilën ndeshje për të kontrolluar lojën. Leeds luan mirë, shkon në zonën e kundërshtarit me shumë lojtarë. Të gjitha ekipet e Bielsa janë të komplikuara. E di mirë këtë, sepse kam luajtur tri herë kundër Athletic të tij”.

Shorti i Ligës së Kampionëve – “Në Champions, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Shpresoj që lojtarët tanë të rikuperohen dhe të arrijnë formën më të mirë të mundshme”.

Related posts

ALVES PËR NEYMARIN/ Do të maturohet nga kritikat e Kupës së Botës

Isa.Autor

“EL CLASICO”/ Prania e Ronaldos në Bernabeu, ja çfarë thotë Sergio Ramos

F.autor

Tottenham sfidon Liverpool për “kanakarin” e Jurgen Klopp

Q.Autor

Leave a Comment