Futboll Sport

FITORE ME VUAJTJE/ Partizani kalon Kastriotin me Asanin, merr vendin e tretë

Një gol i Asanit në minutën e 13-të i ka dhuruar Partizanit fitoren e dytë radhazi në kampionat. “Të Kuqtë”, në fakt, duket se e kanë harruar humbjen e pësuar në ndeshjen hapëse kundër Skënderbeut dhe janë ngjitur në vendin e tretë, vetëm një pikë larg dyshes kryesuese të Superiores, Flamurtari dhe Skënderbeu.

E kundërt ka qenë ecuria për Kastriotin në këto tri javë të para të kampionatit. Krutanët, në fakt, e kanë nisur shumë mirë sezonin e ri, duke marrë një fitore 1-0 në transfertë kundër Luftëtarit, por janë mundur në ndeshjen e dytë kundër Skëndebeut, që ka fituar 3-0 në Krujë, dhe sot kundër Partizanit. Ata mbajnë vendin e gjashtë në renditje.

Në javën e katërt, Partizani do të luajë në fushën e Laçit, ndërsa Kastrioti do të luajë në fushën e Kamzës. Java e tretë e Kategorisë Superiore do të mbyller nesër me dy ndeshjet Kukësi-Tirana (16:45) dhe Teuta-Kamza (19:45).

Related posts

PUBLIKON LETRËN EMOCIONUESE/ Mancini: Do të përdorim të gjitha minutat për të nderuar vendin tonë

Delo.autor

SERIE A E GJUNJËZUAR/ Daniel Maldini “tradhton” babain, zbulon idhullin brazilian në futboll

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sassuolo-Inter. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment