Futboll Shqipëri Sport

KUKËSI PRAGMATIST/ Verilindorët mposhtin Luftëtarin dhe kapin kreun

Një gol nga Rexhinaldo në minutën e 49-të të ndeshjes së luajtur në Elbasan, mes Kukësit e Luftëtarit, ka vendosur fatet e një takimi pa shumë emocione.

Kukësi dëshironte me çdo kusht fitoren e katërt rresht në kampionat dhe ia ka dalë mbanë, me një 11-metërsh të transformuar me saktësi nga sulmuesi kryesor, i cili është kthyer në një pikë referimi dhe kryeson listën e golashënuesve në Superiore, me 5 golat e tij.

Në fakt, Luftëtari nuk luajti keq dhe mund të merrte një pikë, nëse do të tregohej më i kujdesshëm, por skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani fali në mënyrë shumë naive një penallti dhe dukej qartë që ishte një nga ato ndeshje ku mjaftonte një episod për të vendosur fatet e takimit.

Një ndeshje me pak ritëm, pa ndonjë nivel, por Kukësi donte pikët dhe i mori, duke ruajtur energji edhe për sfidën e mesjavës së ardhshme në Korçë. Aty do të shihet sa vlen Kukësi, ndërsa për sa i përket Luftëtarit, Mezani ka shumë punë për të bërë, sidomos në aspektin psikologjik.

Related posts

FOTO/ Arsenal-West Ham, formacionet zyrtare

Q.Autor

FLET PËR ORIGJINËN E TIJ/ Shaqiri: Kosovën gjithmonë do ta kem me vete, është pjesë…

Isa.Autor

LIVE/ Laçi-Teuta: Përfundon pjesa e parë, durrsakët udhëheqin bindshëm takimin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment