Futboll Sport

FITORJA E KOMBËTARES/ De Biazi: Panuçin e kam ndihmuar, ja pse vuan Hysaj

Pesë vite e gjysmë dhe një largim mes lotësh nuk mund kurrsesi të harrohen për… një vit. Lidhja e krijuar nga Xhani De Biazi me Kombëtaren dhe Shqipërinë është e tillë që për shumë kohë do të mbetet speciale. Edhe pse ishte shpesh nervoz në konferencat e shtypit, në jo pak raste kritikonte mediat.

Edhe pse ishte i rreptë me lojtarët, ai kishte aftësinë për të mos tejkaluar masën. I gjendur në aeroport, para fluturimit drejt destinacioneve të tij personale, Xhani De Biazi, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, komenton paraqitjen e Shqipërisë. Nuk harron të përsëritë se është tifoz me këtë skuadër, porse edhe deklaron se është në krah të trajnerit të ri. I rikujton Panuçit dhe gjithkujt miqësitë dhe raportet që ka krijuar në vendin tonë, por edhe faktin që askush nuk duhet të ketë xhelozi rreth tyre dhe, në fakt, mjafton të qëndrosh disa minuta me të dhe vihet re lidhja speciale e tij me shqiptarët.

Related posts

VETËM 18-VJEÇ/ Futbollisti i Spanjës i mrekullon të gjithë duke vrapuar 61 km në këtë Europian

Delo.autor

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Shihni si “Pleshti” duket nën “PETKUN” e “SYRIT MAGJIK” (VIDEO)

Delo.autor

NGA COPA LIBERTADORES NË KATEGORINË SUPERIORE/ Rrëfimi i Dominguez: Largimi nga Partizani? Fola me klubin dhe…

Delo.autor

Leave a Comment