Futboll Sport

HEROI I RUSISË NË KUPËN E BOTËS/ Denis Cheryshev nën hetim për doping

Heroi i Kombëtares së Rusisë në rrugëtimin e tyre drejt çerekfinaleve të Kupës së Botës, Denis Cheryshev, është duke u hetuar edhe nga një agjenci tjetër për doping, pasi që babai i tij, në një intervistë, kishte bërë të ditur se Cheryshevi kishte marrë injeksione, për të përmirësuar performancat e tij gjatë këtij turneu.
Pas ndeshjes së parë që Kombëtarja e Rusisë luajti që nga turneu i Kupës së Botës, Telegraph Sport raportoi se Cheryshevi ishte duke u hetuar nga një agjenci spanjolle për doping, ndërsa më herët ishte hetuar edhe një agjenci tjetër ruse

Mesfushori, i cili muajin e kaluar u transferua në Villareal, ishte detyruar t’i mohojë këto akuza gjatë kësaj vere, veçanërisht pas komenteve të babait të tij, Dmitrit. Këtë gjë e kishte bërë përmes gazetës ruse Sport Weekend.

Unioni i Futbollit të Rusisë kishte bërë të ditur se trajtimi që kishin marrë lojtarët e Kombëtares së Rusisë gjatë Kupës së Botës ishte plotësisht i ligjshëm, si dhe kishin thënë se gazetari i cili e kishte intervistuar babanë e Cheryshevit i kishte keqinterpretuar fjalët e këtij të fundit.

Drejtoresha sportive e përgjithshme i Agjencisë Ruse Kundër Dopingut, Margarita Pakhnotskaya, ka zbuluar se ata i kishin intervistuar edhe Cheryshevin edhe babanë e tij, pas Kupës së Botës, dhe ia kanë dërguar një raport homologëve të tyre në Spanjë.

Tani, agjencia spanjolle është duke i kërkuar Cheryshevit t’i paraqesë dokumentet që vërtetojnë se injeksionet që ai kishte marrë gjatë turneut së Kupës së Botës në Rusi janë të ligjshme.

Related posts

“ITALIA NUK KA FRIKË ASNJË EKIP QË I DEL PËRPARA”/ Trajneri Mema: Arma më e fortë e “Azzurrëve” është…

Delo.autor

SUPER RONALDO/ MILANI humb vendin e katërt, “TËRBOHET” Higuain

Isa.Autor

Rivaldo: Neymar te PSG-ia nuk do të fitoj asgjë

Sadik.Autor

Leave a Comment