Futboll Seria A Sport

FITUAN ME POLEMIKA/ Asamoah: Erdhi një moment dhe Chiesën nuk e duroja dot më, sepse…

Dueli midis Kwadwo Asamoah e Federico Chiesa ka qenë një ndër më interesantët në takimin mes Interit dhe Fiorentinës. Sulmuesi i vjollcëve ishte një nga më të mirët në fushë dhe e vuri në vështirësi ganezin, që rrezikoi të merrte karton të kuq. Zikaltrit megjithatë ka kritika për mënyrën se si u soll në fushë rivali i tij.

“Sfida me Chiesa-n? Unë kam lutur kundër tij 3-4 herë. Ai është i fortë, di çfarë të bëjë me topin dhe është inteligjent. Por në një farë pikë nuk e duroja dot më sepse rrëzohej pa i bërë asgjë”, deklaroi Asamoah.

Ganezi foli më pas edhe për gjendjen që po kalon Interi.

“Unë jam i lumtur për atë çfarë ne po bëjmë si ekip dhe po ashtu në nivelin personal. Kemi gjetur rrugën duhur. Mua më mungon goli, por e rëndësishme është që të vijnë 3 pikët. Ndoshta më pas do të vijë edhe goli im. Ne po rritemi shumë, kampionati nuk është i lehtë dhe duhen njerëz me mentalitet të fortë

Mund të ndodhë që mund të pësojmë gol, por ne nuk duhet që të heqim dorë sepse ndeshjet zgjatin 90 minuta. Ky mentalitet ka shuam rëndësi” deklaroi mbrojtësi zikaltër.

Related posts

SFIDA NDAJ FLAMURTARIT/ Flet mbrojtësi Todorvski: Duhet të shprehim potencialin në fushë, ndryshe…

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu mposht 0-1 Pogradecin në derbi dhe merr kreun, tri pikë edhe për Laçin e Burrelin

F.autor

Klopp: Bëmë gjithçka për ta mbajtur Coutinhon, por ai donte vetëm Barçën

Q.Autor

Leave a Comment