Futboll Sport

Bindja e talentëve/ Challendes po mban “amanetin” e VOKRRIT tek KOSOVA

Legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri, kur kishte vendosur të emëronte trajner te Kosovës zvicëranin Bernard Challandes, kishte marrë mjaft kritika, kinse 67-vjeçari nuk ishte i duhuri për të qenë në krye të “Dardanëve”. Faktori kryesor që e kishte shtyrë Vokrrin ta bënte këtë zgjedhje ka qenë se Challandes njeh mirë talentët shqiptarë që luajnë në Zvicër dhe se do të kishte sukses për t’i bindur të vishnin fanellën e Kosovës. Dhe, tani, kur kanë kaluar gati 7 muaj nga emërimi i Challandes trajner i Kosovës, është para qartë se 67-vjeçari që ka sjellë ndryshime pozitive në lojë dhe rezultate, dalëngadalë është duke kryer misionin të cilin ia kishte caktuar Vokrri.

Surpriza, që është rezervuar për grumbullimin e ardhshëm në Nations League për ndeshjet me Maltën dhe Ishujt Faroe, është mbrojtësi Mirlind Kryeziu. 21-vjeçari është pjesë e ekipit zvicëran Zurich, ku po luan rregullisht me mjaft sukses. Ai luan si qendërmbrojtës dhe ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës nga U-16 deri tek U-20. Përveç tij, për dy ndeshjet e ardhshme ka shumë mundësi të grumbullohet edhe portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriç, që nga shtatori ka vendosur të luajë për Kosovën.

Related posts

Deputeti i PD në ‘San Siro’ për të parë Milanin, bashkë me politikanin e njohur italian

Q.Autor

KAOS TE BARCELONA/ Flet ish legjenda e klubit: Nuk e dua Neymar të kthehet sepse…

F.autor

FITOI TITULLIN E 7-TË KAMPION BOTE NË FORMULA 1/ Piloti Hamilton: Thonin që zezakët nuk fitojnë, nuk ndalem këtu

Delo.autor

Leave a Comment