Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter mendon rikthimin e bujshëm, Lukaku “sponsorizon” belgun e tij…

Joao Cancelo përsëri tek Interi? Kjo është ideja e bujshme zikaltër. Conte kërkon një anësor (të jashtëm) për 3-5-2 e tij. Pasi mori si pajë në janar Moises dhe Young, tani shfaqet hipoteza e një kthimi të portugezit. “Corriere dello Sport” citon burime pranë ish-lojtarit zikaltër dhe të Juventusit, që ka zhgënjyer te Manchester City. Klubi anglez pagoi 37 milionë euro, plus kartonin e Danilo, për ta marrë te bardhezinjtë verën e kaluar.

Megjithatë, luzitani ka qëndruar më shumë në stol, pa u përshtatur dot në ekipin e Pep Guardiolës. Kështu, lind pista e Interit, ku në të djathtë të mbrojtjes, Candreva vijon të ketë një “kartë identiteti” të rëndë, ndërsa Moses nuk e ka gjetur veten siç pritej në mekanizmat e Contes. Nga ana tjetër, aksi Inter-Manchester City ka qenë i nxehtë për ca kohë, sepse objektiva të Guardiolës janë dy lojtarë zikaltër, Skriniar dhe Bastoni.

Portugezi e ka veshur fanellën e Interit në sezonin 2017-2018, kur erdhi me huazim nga Valencia, pa u blerë në fund. Juventusi arriti marrëveshjen me të, duke investuar 40 milionë euro për ta marrë në Torino. Te Manchester City, Cancelo nuk po shkëlqen, kështu që po përflitet për eksperiencën e tij të dytë te zikaltrit.

Por jo vetëm kaq, sepse Conte mund të ketë fytyra të reja në mbrojtje. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lukaku po përpiqet ta bindë Jan Vertonghen të vijë tek Interi. Atij do t’i skadojë kontrata me Tottenham, ndaj është ftuar të bashkohet me bashkatdhetarin e tij në Milano.

Related posts

RONALDO HYN NË HISTORINË E SERIE A/ Ja çfarë ka bërë në 8 ndeshje radhazi (FOTO)

Delo.autor

Thauvin shënon golin e tretë për Marseille kundër RB Leipzig

Sadik.Autor

REALI ka harruar si shënohet/ Lopetegui: Shkarkimin nuk e mendoj ende

Isa.Autor

Leave a Comment