Futboll Seria A Sport

GJESTI I ULËT NDAJ KUNDËRSHTARIT/ Costa pritet të pezullohet nga 3 deri në 5 ndeshje

Duhej të ishte dita e Cristiano Ronaldos, autor i dy golave të parë në Seria A, por në fund të ndeshjes e “pushtoi skenën” Douglas Costa, për arsye tërësisht të qortueshme, që nuk kanë të bëjnë fare me pikëpamjet teknike.

Braziliani i Juventusit ishte protagonist i një pështyme të hedhur drejt fytyrës së Federico Di Francesco, pas një shtytjeje të lehtë dhe një dyluftimi ajror mes tyre. Gjyqtari nuk pa gjë, ndaj u desh VAR-i për të qartësuar situatën dhe dhënë kartonin e kuq për Douglas Costa.

Për këtë të fundit pritet një dënim i rëndësishëm: më së paku tri ndeshje pezullim, duke pasur parasysh se pështyma është e ngjashme me sjelljen e dhunshme në rregulloret e Seria A.
Kjo do të thotë se braziliani do të humbasë transfertën e radhës me Frosinone dhe dy sfidat vijuese në shtëpi, kundër Bologna dhe Napoli.

Por, kziston edhe një hipotezë më serioze: të pezullohet pesë ndeshje. Nëse gjyqtari sportiv vendos ta konsiderojë këtë sjellje veçanërisht të rëndë e të dhunshme, ndëshkimi mund të rritet. Në këtë rast, Douglas Costa nuk do të luante edhe ndeshjet kundër Udinese (larg) dhe Genoa (në shtëpi).

Related posts

Menjëherë pasi prishi marrëveshjen me Idriz Bathën shkaku i “shqiponjës”, Klubi grek blen…

Sadik.Autor

Nis pjesa e dytë, Franca shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Juventus i falet Dybalas, Bayern përmbys grekët. Ringjallet “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment