Futboll Sport

SHËNOHET GOLI MË I RRALLË NË HISTORI/ PAYET dhuron “kryeveprën” e vitit (VIDEO)

Olimpique Marseille shpartalloi Guingamp-in të dielën në mbrëmje, duke fituar 4-0, me 4 gola të shënuar në pjesën e dytë, ku heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Florian Thauvin, autor i dy golave.

Megjithatë, në kopertinë përfundoi Dimitri Payet, një futbollist me një nivel mjaft të lartë teknike, që mahniti sërish duke shënuar një gol që me shumë gjasa do të shpallet goli i vitit në Francë.

Kapiteni i Marseille-s shënoi golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 73-të, duke çuar tifozët në delir. Një top i larguar nga mbrojtja kundërshtare shkoi jashtë zone, aty ku çdo futbollist do e ndalte topin para se të gjuante, por Payet nuk është një futbollist i zakonshëm. Një gjuajtje perfekte me të djathtën, fluturimthi, me topin që përfundoi në trekëndëshin e portës, duke u transformuar në atë që ndoshta është goli më i bukur në karrierën e një futbollisti që ka shënuar gola spektakolarë kudo ku ka luajtur.

Fitorja e dytë rresht i ka vlejtur Marseille-s ngjitjen në vendin e dytë në renditje, 5 pikë larg PSG-së.

Related posts

SHQIPËRI-KOSOVË/ Pas një kundërsulmi vrastar, Myrto Uzuni dyfishon shifrat (VIDEO)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ “Fantazisti” Calhanoglu: Shpresoj të luajë një ditë për këtë ekip, kam…

Delo.autor

“MË RRIHTE DHE MË PËRDHUNONTE KUR ISHA E VOGËL”/ Trondit nënkampionia e Europës, denoncon babain e saj

Delo.autor

Leave a Comment